Gjergj Vyshka 08.09.2015 14:35
Kampionati Ballkanik i Moshave në Çiklizëm, i cili ka përfunduar të dielën në Edirne të Turqisë, nuk ka dhënë asnjë të mirë për tanët. Por, të paktën, garën e rrugës, e cila ka qenë e gjatë 89.4 kilometra, paratërinjtë e kanë çuar deri në fund.
Bruno Kola që ka ardhur i 14-ti, Sali Ballgjini i 16-ti dhe Ridvan Tafili i 25-ti kanë të njëjtën kohë 2h27’06”000. Për të rinj, teksa gara e rrugës ka qenë e gjatë 132 kilometra, vetëm Orest Hoxha e ka çuar deri në fund, ndërsa është renditur i 10-ti, me kohën 4h02’40”000.
Erion Toska dhe një pjesëtar tjetër i kombëtares sonë nuk e ka përfunduar garën. Përfundimisht pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit ka qenë pa asnjë shenjë për tanët.