Gjergj Vyshka 08.09.2015 10:05
Egzon Shala, Vilson Ndregjoni dhe Islam Islamaj, pasi kanë falënderuar “Digitalb”-in për mbështetjen që i ka dhënë, kanë deklaruar se do të kërkojnë të jenë në zonën e medaljeve, edhe pse konkurrenca do të jetë shumë e madhe.
“Jam përgatitur fort që të arrij jo vetëm normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, por dhe të marrë medalje. Kam bërë një stërvitje të fortë në Bullgari e Maqedoni e mendoj se jam gati për të bërë më të mirën time në këtë botëror”, ka thënë Shala.
“Falënderojmë Federatën Shqiptare të Mundjes për mundësinë që na dha. Shpresojmë që të jemi në zonën e medaljeve”, – ka nënvizuar Ndregjoni. Kurse Islamaj do të deklaronte: “Synimi jonë është të kapim medalje dhe të kualifikohemi për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.