AlbanianSport.com 07.09.2015 14:35
ASNN – Republika Çeke dhe Islanda i janë bashkuar praktikisht Anglisë dhe Francës në fazën finale të “Euro 2016”-tës, pasi me rezultatet e arritura e kanë të sigurt një vend edhe pse duhet zhvilluar të tjera ndeshje eliminatore.
Për Islandën është një debutim absolut në një turne madhor, që e hodhi këtë hap pas barazimit pa gola me Kazakistanin. Çekët arritën të sigurojnë vendin në fazën tjetër duke mundur 2-1 Letoninë.
Më larg kualifikimit është Holanda, që është mundur nga Turqia me rezultatin 3-0. Italisë i duhet edhe një përpjekje, që të shkojë në “Euro 2016”, pas fitores 1-0, të arritur mbrëmë ndaj Bullgarisë.
Në fakt, nga Turqia, finalet e Evropianit duken larg. Holanda është tani thuajse e eliminuar, dhe përfaqësuesja vendase më pranë Francës, pas rezultatit 3-0 që mori në stadiumin e Konjës.
Medalistët e bronzit në Botërorin e fundit vazhduan rënien e tyre me trajnerin Dani Blind, ashtu siç po bënin edhe me paraardhësin e tij, Gus Hidinkun. Oguzhan Ëzjakup, Arda Turan dhe Burak Jëllmaz ishin autorë të golave për turqit që janë të tretët në grup.
Kjo nënkupton të paktën me shans për “play-off”-in, pasi arritën fitoren e parë ndaj holandezëve në thuajse 30 vjet.
Në grupin A, ka megjithatë dy finalistë të Evropianit. Këta janë Republika Çeke, pas fitores 2-1 në Letoni, dhe Islanda, që barazoi 0-0 në fushën e saj me Kazakistanin. Finalisti i tretë është Uellsi, të cilit i mjaftoi rezultati pa gola në Kardif ndaj Izraelit.
Në grupin B, Belgjika po ashtu është shumë pranë kualifikimit me fitoren 1-0 në Qipro, ndërsa Bosnjë-Hercegovina I dha shpresë vetes pas suksesit 3-0 ndaj Andorrës. Gjendje e ndryshuar në grupin H.
Italia është në krye pas fitores së vogël 1-0 ndaj Bullgarisë, ku i mjaftoi një gol I Daniele De Rosit me 11-metësh. Në Palermo, të dyja skuadrat e përfunduan me 10 lojtarë, pasi me të kuqe u përjashtuan De Rosi dhe Micanski i Bullgarisë.
Pas italianëve, është Norvegjia që kapërceu Kroacinë me fitoren në përballjen direkte. Berget shënoi dy gola për skandinavët që duhet të kalojë duelin në fushën e Italisë për të siguruar finalet e Evropianit.