Nis rrugëtimin sezoni i ri, Skënderbeu 3 gola Tomorit drejt kualifikimit

Share Button

Kupa-e-Shqiperise-logo-e-re

AlbanianSport.com 07.09.2015 12:55

ASNN – Përtej etheve të Kombëtares, por edhe e kushtëzuar nga pjesëmarrja e Skënderbeut në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ka nisur rrugëtimin e saj veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë. Ka qenë pikërisht kampionia në fuqi e Shqipërisë, ajo që e ka nisur me një fitore Kupën e Shqipërisë, pasi korçarët kanë fituar 3-0 me Tomorin dhe kanë hedhur hap drejt kualifikimit për në turin tjetër.

Takimi, i luajtur në kompleksin “Tropikal” në Durrës, u dominua krejtësisht nga bardhekuqtë, ndonëse trajneri Mirel Josa, duke parë shkallën e ulët të vështirësisë që paraqiste takimi, por edhe me mendjen te ndeshja e së mërkurës ndaj Vllaznisë, hodhi në fushë rezervat. Edhe pse në pjesën e parë kampionët dominuan në çdo drejtim, nuk mundën të gjenin golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë, aktivizimi i Nimagës dhe Berishës i dha tjetër ritëm lojës, duke bërë që shumë shpejt të zhbllokohej rezultati. Kampionët e mbyllin kundërshtarin në 30 metrat e zonës së tyre. Berisha në të majtë është i papërmbajtshëm, duke dërguar topa pa fund në qendër, të cilët fillimisht nuk shfrytëzohen siç duhet. Duhet minuta e 54-t që të vinte goli i parë.

Berisha merr krahun duke parakaluar çdo kundërshtar që i dilte përpara, shërben për Olajinkën, i cili pa vështirësi e dërgon topin në rrjetë dhe i zhbllokon shifrat në 0-1. Pesë minuta më vonë është Olajinka, që shërben nga e djathta për Demën, duke bërë që ky i fundit t’i dërgojë shifrat në 2-0. Minuta e 71-të sjell edhe golin e tretë. Progni hedh në zonë një top të kalibruar dhe ia bën fare të lehtë Demës të shënojë golin e dytë personal.

 

Kupa e Shqipërisë 2015-2016

 

Turi i Parë Eliminator – Turi i 32-shes

(16.09.2015 & 30.09.2015)

 

Grupi A      

 

Tomori – Skënderbeu          0-3      (A1)

Korabi – Partizani                             (A2)

Besa – Laçi                                        (A3)

Pogradeci – Vllaznia                                    (A4)

Shkumbini – Apolonia                     (A5)

Dinamo – Bylis                                  (A6)

Luftëtari – Lushnja                           (A7)

Sopoti – Butrinti                                (A8)

 

Grupi B

 

Naftëtari – Kukësi                             (B1)

Erzeni – Tirana                                  (B2)

Gramshi – Flamurtari                       (B3)

Ada Velipojë – Teuta                        (B4)

Kamza – Elbasani                            (B5)

Burreli – Tërbuni                               (B6)

Kastrioti – Besëlidhja                       (B7)

Iliria Fushë-Krujë – Mamurrasi       (B8)

 

Turi i Dytë Eliminator – Turi i 16-shes

(21.10.2015 & 04.11.2015)

 

Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas skemës së mëposhtme:

 

Grupi A        

 

A8 – A1          (C1)

A7 – A2          (C2)

A6 – A3          (C3)

A5 – A4          (C4)

 

Grupi B

B8 – B1          (T1)

B7 – B2          (T2)

B6 – B3          (T3)

B5 – B4          (T4)

 

Turi i Tretë – Çerekfinalet

(03.02.2016 & 17.02.2016)

 

Ekipet e kualifikuara në fazen e tretë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas skemës së mëposhtme:

 

Grupi A     

 

C4 – C1

C3 – C2

 

Grupi B

 

T4 – T1

T3 – T2

 

Turi i katërt – Gjysmëfinalet

(06.04.2016 & 20.04.2016)

 

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

 

FINALJA

(25.05.2016)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh