Gjergj Vyshka 07.09.2015 11:15
Shqipëria e futbollit të plazhit ka qenë e pafat, ndërsa është mundur nga Greqia në finalen e vendet 9-10, kjo për Lojërat Mesdhetare të Rërës, që dje kanë përfunduar në Peskara të Italisë, vetëm me penallti. Për 36 minuta, janë tre pjesë nga 12 minuta, kuqezinjtë kanë bërë gjithçka mirë.
Pjesa e parë ka përfunduar 1-1. E dyta është për grekët 0-2. Dhe e treta ka shënuar periudhën më të mirë të Shqipësië, e cila kanë fituar 2-0 dhe në përfundim 3-3. Madje mund dhe duhet të kishin shënuar në shtesë. Por ka qenë e pamundur. E më pas me penallti, Greqia duket se ka qenë më e përgatitur.
Sidoqoftë, ky vend i dhjetë në Lojërat Mesdhetare të Plazhit mes 12 ekipeve është vërtetë sukses. E këtu duhen falënderuar jo vetëm djemtë, por dhe trajnerët Ergys Kadiu dhe Engert Bakalli, si dhe presidenti i shoqatës së minifutbollit shqiptar, Klodian Kadiu. Përfundimisht vendi i dhjetë për kuqezinjtë e futbollit të plazhit.
Shqipëri – Greqi 3-3
(me penallti, fiton Greqia 6-4)
Shënues: Turtulli, Gockaj, Mehja /
Papastopulos, Triantafilidis, Papaefstratiu
Shqipëria: Rrapi, Bllumbi, Turtulli, Bajollari, Gockaj / Karaj, Spahiu, Hoxha, Mehja, Metani. Trajner: E. Kadiu
Greqia: Aristeidis, Karakasis, Papastapulos, Trintafilidhis, Amanatidis / Nikolau, Papaefstratiu, Kafantaris, Kostantakopulos, Flengas.