Kushta: Me 6 pikë në 3 ndeshjet e mbetura jemi në Evropian (II)

Share Button

Sokol-Kushta-Shqiperi-Spanje

Adriatik Balla 07.09.2015 09:35

Barazimi i Shqipërisë ndaj Danimarkës në Kopenhagen, konfirmoi dhe një herë tjetër qëndrueshmërinë e skuadrës së De Biazit në ndeshjet e rëndësishme eliminatore dhe i hapi asaj rrugën për një kualifikim historik në Evropianin “Francë 2016”. Të gjendur në kuotën e 11 pikëve në 5 ndeshje, Shqipëria kurrë më parë nuk ka qenë kaq afër një kualifikimi historik në një eveniment të madh të futbollit kontinental.
Kështu mendon dhe një nga ikonat e futbollit shqiptar, ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares dhe Flamurtarit, Sokol Kushta, i cili e sheh barazimin ndaj Danimarkës si një sukses të rëndësishëm të përfaqësueses dhe natyrisht si një mundësi më shumë për t’u afruar me objektivin kualifikim, gjë që kjo skuadër po e realizon më së miri, të paktën deri tani.
Kushta analizon ecurinë e ndeshjes, rezultatin dhe paraqitjen në tërësi të kuqezinjve, pa harruar kundërshtarin, që sipas tij është mjaft i fortë dhe tepër i vështirë për t’u përballuar. Gjithsesi, barazimi e kënaq Kushtën, duke thënë se ekzistojnë shanset që të merret rezultat pozitiv edhe ndaj Portugalisë. Ai vlerëson me notë pozitive De Biazin për gjithçka bëri dhe e quan Kombëtaren si më të mirën e të gjitha kohërave.
Kushta nuk është dakord me kritikët, duke u kujtuar atyre ku ishim më parë dhe sa kemi arritur në këtë periudhë. Për të shanset e kualifikimit janë të hapura dhe ai shpreson që ky mision historik të përmbyllet me sukses këtë herë. AlbanianSport.com ju sjell në dy pjesë intervistën që ish-sulmuesi i njohur i Flamurtarit dhe Kombëtares dha për të përditshmen shqiptare, “SOT” dhe sot është pjesa e dytë dhe e fundit, ndërsa e para ishte dje.

… vijon nga dje

– Ndodhemi në kuotën e 11 pikëve, sa Danimarka, por një pozitë më poshtë. Na ka ndëshkuar ai goli që pësuam në Elbasan…
– Çështje rregulloresh, por që duhet respektuar. Unë nuk e dija, se e desha Kombëtaren tani në vend të dytë, por ka ende garë. Madje ju kisha thënë më herët se gara e vërtetë nis pikërisht tani, ajo pjesë e garës që është më e vështira. Isha shprehur se me dy ose tre barazime dhe një fitore ne shkojmë në Evropian. I qëndroj fjalës, pasi besoj se kualifikohemi 100% nëse realizojmë 6 pikë në këto ndeshje të mbetura.

– Po, por përballë këtë herë kemi Portugalinë. A mendoni se ekipi i De Biazit mund të bëjë sërish surprizën?
– Nuk është aspak e lehtë të përballesh me Portugalinë. Ne nuk mund të shkojmë më shumë se sa kemi takatin. Ndeshja me Portugalinë është padyshim më e vështira. Nëse e fitojmë këtë ndeshje, unë vetë nuk di si ta përshkruaj, aq emocionohem. Barazimi do të ishte një rezultat shumë i mirë dhe ndoshta më i arritshmi. Në këtë ndeshje do të ketë rëndësi të madhe për De Biazin dhe gjendja e lojtarëve të dëmtuar. Të shohim rikuperimin e tyre, se ka rëndësi dhe ky element. Natyrisht, unë nuk dua ta them, por na duhet edhe pak fat, se ndaj Danimarkës ndërhyrja e Canës në momentin e fundit mund të ishte dhe 11-metërsh, apo një lëvizje jo në kohë e portierit Berisha mund të sillte fatalitet. Megjithatë, jam i mendimit se një skuadër që funksionon, ajo ka dhe fat. Eliminatoret mbyllen me Serbinë dhe Armeninë që janë dy ndeshje shumë të vështira. Por, duke kaluar Danimarkën, ne e hoqëm një të vështirë. Duhet ta bëjmë sërish, duke menduar hap pas hapi, pra duke i marrë ndeshjet me radhë, pikë pas pike. Ne nuk duhet të jemi euforikë, sepse entuziazmi na dëmton dhe kemi vuajtur nga kjo. Unë vazhdimisht insistoj që të kujtohemi ku ishim. Mbanim vendin e 100-të, por tani shkuam në vend të 22-të, por këtë e kemi arritur falë një trajneri si De Biazi. Mua më vjen keq për disa që kujtojnë ato 3% defekte nga këto suksese të fundit dhe nuk përmendin 97% të gjërave pozitive. Pra kemi ecur shumë, nuk është rastësi pozicioni ynë në renditjen e FIFA-s. Nuk ka më refuzime të ekipit kombëtar, siç ndodhte më parë. Tani vijnë me vrap, sepse skuadra ka reputacion, rritet dhe të jep një emër. Janë afruar lojtarë të rinj shumë të mirë, ka një vazhdimësi dhe kjo më bën të ndihem mirë.

– E di që mund ta teproj, por desha një notë nga ana juaj për lojtarët, ndoshta ata më kryesorët. Si do t’i vlerësoni?
– Mos ma kërkoni këtë, sepse unë nuk i ndaj lojtarët, nuk i shoh si të tillë, se ndarja në nota është diçka tjetër dhe i një fushe tjetër. Për mua trajneri është më i miri, kurse lojtarët ishin të gjithë super. Insistoj që trajneri veproi mirë me ndërrimet dhe me guximin që tregoi në formatimin e grupit titullar.

– Kush është pika më e fortë e kësaj skuadre?
– Absolutisht grupi, nuk ka diskutim për këtë. Por janë disa pika të forta, pasi përveç grupit është dhe trajneri, por është dhe shpirti i Kombëtares në tërësi.

– Sa e parashikon rezultatin e ndeshjes me Portugalinë?
– Nëse do ta thosha dhe më del e vërteta, atëherë do më thonin magjistar dhe s’mbetej gjë për të komentuar të tjerët. Jo, jo. Rëndësi ka që Kombëtarja të ruajë këtë paraqitje, këto rezultate dhe ndaj Portugalisë më mjafton rezultati pozitiv.

– Ka një problem me “Elbasan Arenën”. Thuhet se nuk jep jehonë, duhet më shumë shpërthim, pra sikur s’është vendi i duhur….
– Ju kuptoj, natyrisht. Shumë gjëra ndryshojnë me vitet. Në Vlorë më 1987 ishte diçka magjepsëse, se luanim me Barcelonën, s’kishte vend. Në një ndeshje të vitit 1996 në Tiranë nuk kishte një vend bosh në “Qemal Stafa”. Po ashtu ka ndryshuar dhe kategoria e tifozëve, dikur na vinin me kollare dhe drejtorë ndërmarrjesh, kurse sot ka bileta shumë të shtrenjta. Përpara ishte i gjithë populli tifoz, sot ka ca probleme të tjera dhe jo të gjithë e ndjekin sportin. Por për një gjë jam i sigurt: Është e vështirë në këtë moment të mos jesh tifoz i Kombëtares. Ajo të emocionon dhe nuk kuptohet dot ndryshe dhe kjo më lumturon. Unë pashë edhe Skënderbeun dhe disa tifozë që u hidhëruan nga humbja me Zagrebin. Por harrojnë se para pesë vitesh Skënderbeu ishte një kategori më poshtë, duke mos e kuptuar se ky është një sukses i madh. Arritja deri këtu është shumë për një skuadër shqiptare dhe ne duhet të gëzohemi me këtë sukses.

– Diçka për të shtuar?
– Asgjë më shumë se sa dëshirës të shoh Kombëtaren në Evropian.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh