Gjergj Vyshka 07.09.2015 08:45
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, ka lajmëruar se sot në ora 11:00, në mjediset e këtij institucioni pranë ish-kompleksit “Dinamo” do të bëhet përcjellja e delegacionit, i cili do të marrë pjesë në Kampionatit Botëror të të rriturve në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shqipëria do të përfaqësohet nga Islam Islamaj, Vilson Ndregjoni dhe Egzon Shala, ndërsa trajner do të jetë Fuat Brahi dhe përgjegjës i delegacionit presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba.