AlbanianSport.com 10.10.2014 15:15
ASNN – Ndërprerja e kampionatit është duke e ndihmuar skuadrën për rikuperimin e gabimeve. Trajneri Devolli është duke punuar me të tijtë me intensitet të madh për një ekip ndryshe. Rikuperimi i kapitenit Fejzo Shenaj nga dëmtimi në prag të vizitës së vështirë të Beratit duket se e ka qetësuar trajnerin e Luftëtarit, Bledar Devolli, të cilin është duke e ndihmuar shumë dhe ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kategorisë së Parë. Madje në një farë mënyre, Luftëtari ka shansin e rikuperimit të gabimeve që ka shfaqur në dy ndeshjet e para të luajtura në shtëpi, atje ku është mundur nga Dinamo dhe Sopoti në fushën e vet.
Janë shumë gabime që i kanë kushtuar shtrenjtë të gjithë skuadrës, e cila ka zhgënjyer. Dhe ndoshta kthimi i Shenajt do të mund të rregullojë shumë gjëra në formacionin gjirokastrite. E vërteta është se Luftëtari me mungesat e 3-4 futbollistëve lider, të tillë si Sinani, Shenaj dhe Nora, ka pasur vështirësi. Ndaj dhe ka mbetur në kuotën e zero pikëve, ndërsa ndërprerja e kampionatit do të mund ta zgjojë Luftëtarin nga gjumi ku ka rënë dhe t’i kthehet objektivit që ka pasur në fillim të sezonit, që është ngjitja në Superiore. D
he për shkak të gjendjes së vështirë që është duke kaluar Luftëtari, gjirokastritët e drejtuar nga Bledar Devolli janë duke punuar me intensitet të lartë në seancat stërvitore. Që do të thotë se gabimet e të gjithë lojtarëve do të rikuperohen në ndeshjet e ardhshme, pasi seancat stërvitore, jo vetëm që kanë ritëm, por dhe shumë ngarkesë. Sepse vetëm kështu gjithçka mund t’i bëhet mësim për dy humbjet që kanë marrë në shtëpi. Me rikthimin e kapitenit Fejzo Shenaj, i cili ka dy ditë që është bashkuar me ekipin, tek Luftëtari është shtuar dhe optimizmi.
Dhe bashkë me të shpresohet të kthehen dhe rezultatet e munguara, ndërsa fati nuk ka dashur që në javët e para të kampionatit Luftëtari të sigurojë gjashtë pikët e duhura. Por vizita e Beratit do të jetë ndryshe, pasi Devolli ka punuar për të qenë sa më optimist për të marrë një rezultat pozitiv. Kampionati është i gjatë dhe do të ketë shumë alternime mes tyre dhe të shpresojmë në rritjen e gjendjes së skuadrës. Të gjithë futbollistët stërviten dhe besojnë se do ta kalojnë shumë shpejt këtë gjendje, ndërsa vizita e Beratit do të jetë e vështirë.
Por kjo ndeshje me Tomorin në Berat do të jetë ajo që do të tregojë forcën dhe punën që ka zhvilluar Luftëtari, ndërsa të gjithë shpresojnë në ndryshimin e rezultateve pozitive të skuadrës. Dhe fillimi i rikuperimit të gabimeve, që ishin në dy ndeshjet e fundit të kampionatit në fushën e vet, duhet të shihet në Berat.