Gjergj Vyshka 06.09.2015 19:05
Dje në Eden të Turqisë ka nisur Kampionati Ballkanik i Çiklizmit për Të Rinj dhe Paratërinj, atje ku merr pjesë dhe Shqipëria. Mirëpo gara e kronometrit nuk është se ka dhënë ndonjë rezultat të mirë.
Kështu në kronometër për paratërinj Ridvan Tafili me kohën 17’41”032 ka zënë vendin e 17-të. Më pas Bruno Kola me kohën 18’19”871 është i 23-ti, kurse Sali Ballgjini është renditur në vendin e 24-t, duke fiksuar kohën 18’36”204.
Për të rinj Erion Toska është i 16-ti me kohën 36’01”635. Orest Hoxha është i 17-ti me kohën 36’41”512 dhe një tjetër çiklist i yni ka zënë vendin e 20-të me kohën 39’48”899. Sot është gara e rrugës si për paratërinj, ashtu dhe për të rinj.