Gjergj Vyshka 06.09.2015 10:05
Shqipëria e futbollit në plazh ka marrë fitoren e dytë në Lojërat Mesdhetare, të cilat janë duke u zhvilluar në Peskara. Në ndeshjet për vendet 9-12, Shqipëria ka mundur Maltën 5-2.
Ka qenë një ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë, të cilët kanë fituar të tre pjesët e lojës. Në të parën 1-0 pas golit të Kadiut në të 4-tën minutë. Në të dytën 3-1, atje ku ka shënuar Gockaj dhe Kaca dygolëshe, ndërsa goli i Frendos ka shërbyer për statistikë.
1-1 është pjesa e tretë, por në fund 5-2 për shqiptarët, të cilët sot për vendet 9-10 do të luajnë me Greqinë, që e kanë mundur në grup 5-2. Pra një tjetër hap cilësor i futbollit të plazhit të Shqipërisë.
Shqipëri – Maltë 5-2
Shënues: Kadiu 4’, Gockaj 13’,
Kaca 22’, 23’, Karaj 29’ / Frendo 23’, 27
Shqipëria: Rrapi, Bllumbi, Hoxha, Kaca, Gockaj / Kadiu, Karaj, Spahiu, Mehja, Metani. Trajner: E. Kadiu
Malta: Kamileri, Spina, J. Justin Kamileri, Çeleste, Frendo / Kasar, Brifa, M. Kamileri. Trajner: M. Marlov
Gjyqtarë: J. Topalollu (Turqi), B. Volf (Francë)
Karton i verdhë: Gockaj