Not / Tirana, kampionia e katërfishtë e të gjitha moshave në pishinë

Share Button

Not-Starti

Gjergj Vyshka 05.09.2015 09:55

Nikol Merizaj, Franc Aleksi dhe Diana Basho notarët më të mirë të veprimtarisë, ndërsa në vetëm dje janë thyer 16 rekorde e në total janë 23 të tillë, përgjithësisht për moshat 11-12 vjeç dhe 13-14 vjeç. Tirana është kampione e katërfishtë e notit shqiptar. Jo vetëm kaq, por pasi kanë marrë kupat si skuadra më e mirë e kampionatit për të rinj, të reja, të rritura dhe të rritur, Tirana ka bërë të veten dhe kupat e Sportistëve Më Të Mirë të kampionatit.
Diana Basho për të reja, Franc Aleksi për të rinj dhe të rritur janë bardheblutë më të mirë të veprimtarisë. Vetëm këtë seri e ka prishur Nikol Merizaj, e cila mbetet e pathyeshme për të rritura. Ndërkohë janë gjithsej 23 rekorde kombëtare, ndërsa vetëm dje janë thyer plot 16 të tillë. Kështu Tirana ka fiksuar rekordet e reja kombëtare për të rinj e të reja në stafetat 4 x 100 metra stil i lirë, 4 x 100 metra e përzier dhe 4 x 200 metra stil i lirë.
Në të njëjtën kohë “bisha” e rekordeve për moshën deri në 12 vjeç do të mund të cilësohet Ledia Allaraj, e cila pasi ka përmirësuar tre rezultate në ditën e parë, dje ka pasur dy të tjera, teksa ka fiksuar kohë të reja në 50 metra shpinë me kohën 34”34, si dhe në 100 metra shpinë me kohën 1’15”69. Kledi Kadiu i Teutës është i papërmbajtshëm, kur në 200 metra katërnotim me 2’28”14, në 50 metra stil i lirë me 29”22, në 100 metra bretkosë me 1’22”38, në 100 metra stil i lirë me 1`05”13 dhe në 200 metra bretkosë me 2’53”88 ka dhënë gjithsej gjashtë rekorde të reja.
Për të vazhduar më pas Sonia Kapedanin e Nobis, që në 100 metra bretkosë ka dhënë kohën 1’27”15. Më pas janë dy rekorde të Frenc Bërdakut në 800 metra stil i lirë me kohën 9’11”31, si dhe në 1500 metra stil i lirë me kohën 17’33”65. Egi Veli në 100 metra bretkosë dhe në 200 metra bretkosë do të jepte kohët e reja 1’13”80 dhe 2’38”69. Një tjetër rekord është dhënë nga Gledi Koxhaku në 200 metra shpinë, teksa ka fiksuar kohën 3’00”00. Kësisoj 23 rekorde kombëtare që e kanë bërë më të bukur kampionatin.

Rezultatet teknike të ditës së dytë të kampionatit të notit

Të Rinj:

50 m stil i lirë Henri Koçi (Tirana) 25”90
100 m stil i lirë Henri Koçi (Tirana) 59”50

Si ekip: Tirana 292 pikë
Sportisti më i mirë: Franc Aleksi (Tirana) 1237 pikë FINA

 

Të reja:
100 m delfin Diana Basho (Tirana) 1’12”71

Si ekip: Tirana 210 pikë
Sportisja më e mirë: Diana Basho (Tirana) 1053 pikë FINA

 

Të Rritur:
50 m stil i lirë Eduard Cane (Nobis) 25”38
200 m delfin Binald Mahmuti (Tirana) 2’23”94
800 m stil i lirë Franc Aleksi (Tirana) 8’52”62
4×100 m e përzier Tirana 4’23”41
200 m shpinë Aleksandër Ngresi (Teuta) 2’29”69
100 m stil i lirë Eduard Cane (Nobis) 56”40
1500 m stil i lirë Franc Aleksi (Tirana) 17’01”97
4×200 m stil i lirë Tirana 8’43”25

Si ekip: Tirana 303 pikë
Sportisti më i mirë: Franc Aleksi (Tirana) 1237 pikë FINA

 

Të Rritura:
400 m stil i lirë Diana Basho (Tirana) 4’55”47
100 m bretkosë Sonia Kapedani (Stela) 1’27”79
100 m delfin Nikol Merizaj (Albania) 1’10”85
50 m shpinë Ledia Allaraj (Partizani) 34”34
4×100 m stil i lirë Tirana 4’49”84
200 m bretkosë Sonia Kapedani (Stela) 3’06”00
50 m bretkosë Ledia Allaraj (Partizani) 32”44
1500 m stil i lirë Arsinda Dervishi (Nobis) 22’14”81
100 m shpinë Ledia Allaraj (Partizani) 1’15”33
4×200 m stil i lirë Tirana 10’41”47

Si ekip: Tirana 192.5 pikë
Sportistja më e mirë: Nikol Merizaj (Albania) 1121 pikë FINA

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh