Volejboll / Kur moshat sakrifikohen për… “kombëtaren e qokave”

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Arben-Sako

Nga Arben Sako 04.09.2015 20:50

Volejbolli është i bukur, ashtu siç janë fantastikë ata që luajnë pikërisht këtë sport. Për këtë arsye më pëlqen që të marrë konsideratën dhe vendin që meriton. Këtë radhë motivi është shumë i thjeshtë, kam vendosur t’u drejtohem zemrës dhe pulsit të volejbollit tonë ose më saktë të apasionuarve të këtij sporti kaq popullor. Të dashur miq! Kemi arritur në një udhëkryq ku shtrohet pyetja a do të fillojë të rritet lëvizja e volejbollit apo do të vazhdojë të ecë rutinë siç ka ndodhur rëndom si deri më sot. Bëj mirë që e jap këtë alarm, sepse, duke parë edhe zhvillimet e këtyre ditëve, nuk mund të rri pa folur për këtë sport që dita-ditës po vjen dhe po fiket si mos më keq.

Këto ditë jemi lajmëruar për asamblenë e përgjithshme të jashtëzakonshme të volejbollit shqiptar, ku do të merren disa masa urgjente për ta vendosur sadopak në binarë volejbollin shqiptar. Në këtë mbledhje të komunitetit mendoj se duhet bërë një analizë e hollësishme për të pasur të qartë se si kanë vajtur punët deri më sot në FSHV. Për sa mendoj, kjo gjendje e volejbollit është një dukuri që është mbartur vit pas viti në komunitetin tonë. Janë prishur disa rregulla në kundërshtim me statutin që ne vetë kemi vendosur të gjithë së bashku. Janë prishur disa ekuilibra që ne vetë i kemi vendosur. Gjykoj që të bëhet një analizë e hollësishme e këtyre viteve të punës në FSHV.

Në këtë asamble duhet të na thuhet se si janë menaxhuar fondet e akorduara nga shteti; pse u keni mbetur borxh gjyqtarëve dhe disa hoteleve dhe nuk i shlyejmë dot ato?! Në këtë asamble duhet të marrin pjesë të gjitha shoqatat e akredituara pranë kësaj federate dhe, për këtë arsye, ato duhen ftuar të gjitha. Për arsyen e thjeshtë se këto shoqata janë kontribuuese të rregullta të të gjitha taksave të vendosura nga FSHV-ja dhe luajnë rregullisht në të gjitha aktivitetet që organizon federata jonë. Miq të nderuar, në qoftë se ne nuk bëjmë një analizë të këtyre përmasave dhe të tjera probleme që ka kjo federatë, nuk mund të bëjmë asnjë lloj zgjedhje.

Kjo, sepse në radhë të parë është shumë e pamoralshme që të tallemi me njëri-tjetrin dhe të mos arrijmë në asnjë rezultat. Në qoftë se duam të arrijmë një rezultat konkret në zhvillimin e volejbollit në Shqipëri, duhet ta bëjmë të gjithë bashkë dhe të mos ia lëmë në dorë njërit apo tjetrit dhe të na shkojnë punët si deri më sot. Prandaj duhet parë nga e ardhmja, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëjmë diçka për këtë katrahurë në FSHV. Të dashur miq, ne sot duhet të mblidhemi për të bërë më të mirën për këtë disiplinë dhe nuk shkon që të bëjmë si të paditur për këtë gjendje që është katandisur volejbolli.

Duhet të bëjmë një analizë sa më shpejt të jetë e mundur që, duke zgjedhur pranë FSHV-së njerëz të devotshëm dhe pasionantë, do të kemi mundësi për të ndihmuar sadopak në kapërcimin e kësaj situate shumë të rëndë në volejbollin shqiptar. Duke dhënë këtë alarm mendoj se ka ardhur koha që në këtë federatë, nga i pari deri te më i fundit, të japë kontributin e tij. Duke gjykuar kështu, ne e shërojmë sadopak këtë sëmundje që ka vite që shëtit në radhët tona. Ndryshimet janë të domosdoshme. Një analizë për të ndryshuar disa gjëra që, për mendimin tim, e kanë çuar volejbollin në udhëkryq.

Nuk ka mundësi që volejbolli i meshkujve është katandisur me 6 skuadra për arsye të këtyre ndryshimeve që janë bërë për të kënaqur njërin apo tjetrin koleg apo ekip. Probleme ka sa të duash dhe unë po vë theksin tek ekipet kombëtare të moshave që sakrifikohen për hir të një ekipi kombëtar që ka vite që vetëm kombëtare nuk është si për nga cilësia dhe nga rezultatet. Por kjo kombëtare është kthyer në një grup turistësh ku mund të shohësh pa frikë familje, të afërm e ku e di se çfarë dhe sakrifikohen disa kombëtare të moshave që, për mendimin tim, përfitimet mund dhe duhet të jenë shumë të mëdha.

Këto janë ato që ne duhet të shqetësohemi shumë dhe pastaj të zgjedhim forumet që do të na drejtojnë për të ardhmen. Të dashur miq dhe dashamirës të volejbollit, ditët ikin dhe ne duhet të vrapojmë për të kapur kohën që po humbim. Kampionati po na troket në derë, ekipet po stërviten shumë seriozisht. Trajnerë, gjyqtarë, dashamirës të volejbollit të gjejmë gjuhën e përbashkët për ta kapërcyer këtë ngërç, të bëhemi të gjithë bashkë që, hap pas hapi, të rregullojmë atë çfarë ka ngelur në volejbollin shqiptar.

 

* Autori i shkrimit, trajner i kombëtares në volejboll për të rinj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh