FSHF / Nis “vallja” e Disiplinës, ja vendimet e mbledhjes së sotme

Share Button

Cekicigjykates-me-kandar-e-bukur

AlbanianSport.com 04.09.2015 19:55

ASNN – Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka mbajtur sot mbledhjen e tij të radhës, ku, pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si dhe i diskutoi çështjet në tërësi. Kështu, kojtari i Flamurtarit, Bruno Telushi si dhe trajneri i këtij ekipi janë dënuar me gjobë nga 100.000 lek secili për dëmtime të sjella në stadium dhe për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Gjithashtu me gjobë janë dënuar edhe ekipet si Partizani Tirana, Laçi dhe Skënderbeu “për sjellje të gabuar të tifozerive të tyre”. Ndërkohë futbollistët Olsi Teqja dhe Dritan Smajlaj të Tiranës dhe lojtari i Vllaznisë, Jetmir Sefa nuk do të lejohen të aktivizohen në asnjë veprimtari deri në përmbushjen e pagesës së detyrimeve financiare që kanë ndaj Bylisit dhe Flamurtarit.

 

Ja vendimet e plota të mbledhjes së sotme të Komisionit të Disiplinës:

 

  1. Lojtari i KF “Flamurtari”, Bruno Telushi, per protesta, sjellje ofenduese dhe demtim te ambienteve sportive, denohet me 100.000 leke gjobe, bazuar ne nenet 56 dhe 134/2 te KDS, si dhe me zhdemtimin e demeve te shkaktuara ne Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”.
  2. Trajneri i KF “Flamurtari”, Stanislav Levi, per protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes dhe hyrje ne fushen e lojes pa leje, denohet me 100.000 leke gjobe, bazuar ne nenet 56 dhe 134/2 te KDS.

 

  1. Lojtari i KF “Bylis” Maringlen Shoshaj, per sjellje josportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

 

  1. Zyrtari i KF “Laçi”, Kastriot Rama, per protesta dhe ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1/a te KDS .

 

  1. KF “Partizani”, KF “Tirana”, KF “Laçi” dhe KF “Skënderbeu”, per sjellje te gabuar te tifozerive te tyre, denohen secili me nga 50.000 leke gjobe bazuar ne nenet 65.1 dhe 66.1 te KDS.

 

  1. Pranimin e kerkesave te Jurgen Goxhaj dhe Altion Keci. Pezullimin e pjeses se mbetur te denimit te dhene per secilin per vendimet e dhena nga Komisioni i Displines bazuar ne nenin 33 te KDS .

 

  1. Lojtaret Olsi Teqja dhe Dritan Smajlaj te KF “Tirana” dhe lojtari i KF “Vllaznia”, Jetmir Sefa, nuk do te lejohen te aktivizohen ne asnje aktivitet deri ne permbushjen e pageses se detyrimeve financiare qe kane ndaj KF “ Bylis “ dhe KF “ Flamurtari “ bazuar ne nenin 63 .1/b te KDS .

 

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3(tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh