AlbanianSport.com 04.09.2015 15:25
Vjollca Hazisllari, sekretarja e garave të notit, dje pasdite është kërcënuar nga notari i Tiranës, Kevi Delli. Dhe për këtë shkak, edhe me nxitjen e sekretares së përgjithshme të Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija, por dhe kryegjyqtarit Emin Lishi, është bërë një reklamim pas së cilës është marrë vendimi për skualifikimin e notarit dhe heqjen e të gjitha pikëve që kishte grumbulluar.
Ajo që duhet evidentuar dhe përshëndetur ka qenë fakti se ka ndërhyrë dhe trajneri i Tiranës, Arjan Fetishaj, që e ka tërhequr sportistin e tij dhe e ka kritikuar në sy të skuadrës. “Nëse nuk i vëmë pikat mbi I që tani atëherë ç’u pa. Është shkelje e etikës sportive”, kanë thënë gjyqtarët. E më pas garat kanë vijuar normalisht.
“T-Mobile”, kompania gjermane e cila ka blerë AMC-në, ka veshur gjyqtarët e notit, të cilët kanë dje me bluza rozë dhe pantallona të bardha. Ajo që binte në sy ishte fakti se nuk kishte më nisje të garës me pistoletë, edhe pse duket se ka dalë jashtë funksionit, por me bilbil. Në përgjithësi garat kanë qenë më shumë se sa të qeta.