Gjergj Vyshka 04.09.2015 12:55
Duket se ka qenë një ditë e zezë për volejbollin shqiptar, që është pjesëmarrës në Lojërat e para të Plazhit Mesdhetare.
Si meshkujt, ashtu dhe femrat janë mundur 2-0 nga Mali i Zi dhe nga Kroacia. Djemtë në fakt kanë rezistuar në setin e parë.
Por malazezët e kanë fituar me vështirësi 23-21, kurse më pas në të dytin kanë rënë 21-12.
Femrat nuk kanë pasur asnjë lidhje me atë fitore ndaj Bosnjë-Hercegovinës, sepse nuk kanë pasur asnjë mundësi për të bërë gjë ndaj Kroacisë. Rezultatet e seteve flasin vetë.
Mali i Zi – Shqipëri 2-0
(23-21, 21-12)
Marko Bagariç-Milosh Simoviç / Amarildo Deliu-Redi Koçi
Shqipëri – Kroaci 0-2
(14-21, 10-21)
Ergysa Blloku-Adelajde Ilazi (Prenga) / Maja Rosko-Valentina Vrbac