AlbanianSport.com 10.10.2014 11:55
ASNN – Daniel Ager nuk ka udhëtuar të premten me ekipin kombëtar danez drejt Shqipërisë për shkak të një lëndimi të kurrizit. Edhe Simon Kjaer ka qenë në dyshim për ndeshjen kundër shqiptarëve, pasi ka ende probleme me kaviljen dëmtuar. Mbrojtësi i Lilës ka shfaqur përmirësime të arsyeshme për të qenë pjesë e grupit të lojtarëve, që Morten Olsen kanë marrë me vete në këtë ndeshje në fushë të huaj.
“Unë supozoj se Simon Kjaer do të luajë, – ka deklaruar trajneri i danezëve, Morten Olsen, për median vendase “DR sport”. – Ai ka pasur shenja përmirësimi. Ky përmirësim është i tillë, sa që mbrojtësi 25-vjeçar ka gjasa ta fillojë si titullar përballjen kundër Shqipërisë.” Sidoqoftë, kapiteni Daniel Ager nuk ka udhëtuar drejt Tiranës me kolegët e tij, ndaj e ka humbur këtë ndeshje eliminatore.
“Për shkak të një dëmtimi, Ager është stërvitur vetëm një herë me kolegët e ekipit kombëtar, kur u testua të enjten në qendër të mbrojtjes dhe shfaqi probleme të mjaftueshme për të mos udhëtuar në Shqipëri, – ka pohuar trajneri danez. – Ne do donim shumë që kapiteni të ishte në këtë ndeshje. Edhe ai donte të njëjtën gjë, por duke vënë shëndetin e tij para së gjithash zgjodhëm të mos rrezikonim.”
“Ager vazhdon të punojë në drejtimin e trajnerit tonë fizik, Jens Bangsbo, në Danimarkë”, – shtoi Olsen.
“Unë mendoj se kemi disa alternativa të mira në mbrojtje, – ka deklaruar trajneri i përfaqësueses daneze, duke folur për lojtarët që do të zëvendësojnë Agerin. – Ne kemi Bjelland, i cili është kapiten i klubit të tij, ndërsa kemi lojtarë të tjerë që janë gati për të marrë përgjegjësi. Pa marrë parasysh se kush do të luajë për momentin, nuk kemi ndonjë shqetësim të madh.”