Gjergj Vyshka 04.09.2015 11:15
Janë shtatë rekorde kombëtare të thyera që në ditën e parë të kampionatit. Një pjesë e mirë i takojnë moshës deri në 12 vjeç, ndërsa gjithçka ka nisur në 50 metra bretkosë me Sonia Kapedanin, e cila ka fiksuar kohën e re 40”00.
Më pas, në 400 metra të përzier për të rinj, Xhoi Lavdaniti për moshën deri në 12 vjeç ka fiksuar kohën e re 5’52”94. Jo vetëm kaq, por janë tre rekorde nga notarët e Partizanit.
Pikërisht Ledia Allaraj ka përmirësuar kohën në 50 dhe 100 metra stil i lirë, ndërsa kohët e saj të reja janë 30”53 dhe 1’08”16. Dhe një të tretë e ka dhënë dhe në 200 metra katërnotim me kohën e re 2’45”53.
Ndërkohë, rekordi i fundit ka ardhur në stafetën 4 x 100 metra stil i lirë, atje ku Tirana për të rinj ka dhënë kohën e re 3’52”94. Priten të tjera rekorde, pasi kampionati përfundon sot.
Kampionati Kombëtar i Notit
Të Reja e Të Rinj, Të Rritur
e Të Rritura & Veteranë
Rezultatet teknike të ditës së parë:
Të Reja:
50 m bretkosë Sonia Kapedani (Stela) 40”00
100 m stil i lirë Alesia Neziri (Tirana) 1’06”78
50 m stil i lirë Alesia Neziri (Tirana) 29”64
200 m shpinë Julia Duda (Tirana) 2’51”63
200 m katërnotim Sonia Kapedani (Stela) 2’53”40
Të Rinj:
50 m shpinë Eno Baze (Tirana) 31”70
100 m shpinë Eno Baze (Tirana) 1’10”78
Të Rritura:
50 m bretkosë Kejd Mustafaraj (Teuta) 39”28
100 m stil i lirë Nikol Merizaj (Albania) 1’03”00
200 m delfin Vivian Xhemollari (Stela) 3’28”61
400 m katërnotim Julia Duda (Tirana) 6’30”45
800 m stil i lirë Arba Topalli (Stela) 11’25”66
50 m stil i lirë Nikol Merizaj (Albania) 28”84
200 m shpinë Kerolajn Kola (Stela) 2’49”41
200 m katërnotim Nikol Merizaj (Albania) 2’36”22
200 m stil i lirë Diana Basho (Tirana) 2’20”03
4×100 m e përzier Tirana 5’20”68
Të Rritur:
200 m stil i lirë Franc Aleksi (Tirana) 2’00”65
50 m bretkosë Egi Gajo (Teuta) 32”19
400 m katërnotim Binald Mahmutaj (Tirana) 4’58”95
100 m delfin Binald Mahmutaj (Tirana) 1’02”25
50 m shpinë Dhimitër Noçka (Teuta) 31”39
200 m katërnotim Binald Mahmutaj (Tirana) 2’19”41
50 m delfin Kristi Xhaferri (Tirana) 27”97
100 m shpinë Dhimitër Noçka (Teuta) 1’09”91
4×100 m stil i lirë Tirana 3’52”44