Gjergj Vyshka 04.09.2015 08:45
Shqipëria e futbollit të rërës dje ka bërë më të jashtëzakonshmen, ndërsa ka arritur të fitojë ndaj Greqisë, të cilën e kishte konsideruar si “kockë të fortë”. Sepse helenët janë “nënkampionë” të botës.
Mirëpo tanët, me shumë patriotizëm, në fund të 36 minutave janë të kënaqur dhe kanë fituar 7-5. Pjesa e parë ka përfunduar për Greqinë 3-2. E dyta ka përfunduar 3-1 për tanët, ndërsa rezultati tashmë është 4-5 për kuqezinjtë.
Dhe në fund 2-1 për tanët dhe fitore 7-5 për Shqipërinë. Historike dhe shumë e madhe, që do t’i japi një tjetër nxitje tanëve për të fituar sot ndaj Libisë, që është ndeshja e fundit në grup, dhe pse jo për të shpresuar për medalje.
Urime kombëtares së futbollit të plazhit, e cila është në eksperiencën e saj të parë ndërkombëtare. Dhe fitorja me Greqinë e zbukuron dhe më shumë.
Greqi – Shqipëri 5-7
Shënues: Papastopulos, Triantafilidis (4) / Bajollari, Mehja, Gockaj (5)
Greqia: Thomas, Karakasis, Papastopulos, Triantafilidis, Amanatidis / Nikolau, Papaestratiu, Bimpis, Kafantaris, Kostantakopulos.
Shqipëria: Rrapi, Metani, Bllumbi, Turtulli, Bajollari / Spahiu, Hoxha, Kaca, Mehja, Gockaj.