Not / Mbyllet dita e parë e Kampionatit të Të Rinjve, Të Rriturve & Veteranëve

Share Button

Pishina-Tirane

Gjergj Vyshka 04.09.2015 07:55

Dominojnë Sonia Kapedani, Alesia Neziri, Julia Duda, Eno Baze, Nikol Merizaj, Franc Aleksi, Binald Mahmutaj, Dhimitër Noçka. Të gjithë në duel për shpalljen e sportistit më të mirë. Kampionati Kombëtar i Notit për Të Reja e Të Rinj, Të Rritur e Të Rritura, por dhe Veteranë, që ka nisur dje e përfundon sot, ka pushtuar pishinën e Akuadromit në kryeqytet.

Me një pjesëmarrje të gjerë, por dhe me një organizim perfekt të Federatës Shqiptare të Notit me në krye presidentin Agim Çiraku dhe sekretaren e përgjithshme Suela Haxhija, gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte. Ajo që duhet evidentuar është se kanë qenë të paktë fituesit tek të rinjve, vetëm Eno Baze në dy gara, sepse kampionët e të rriturve edhe për shkak të moshës i takojnë kësaj kategorie.

E vërteta është se ka rivalitet, ndërsa fitoret e dyfishta dhe të trefishta të Sonia Kapedanit, Alesia Nezirit dhe Julia Dudës për të reja, Eno Bazes për të rinj, Nikol Merizajt për të rritura, Franc Aleksit, Binald Mahmutajt, Dhimitër Noçkës për të rritur duket se kanë hapur një duel të madh. Që në fakt vetëm në ditën e dytë do të mund të caktojë sportistin më të mirë të garave mbi bazën e pikëve FINA.

 

Kampionati Kombëtar i Notit

Të Reja e Të Rinj, Të Rritur

e Të Rritura & Veteranë

 

Rezultatet teknike të ditës së parë:

 

Të Reja:

50 m bretkosë           Sonia Kapedani (Stela)      40”00

100 m stil i lirë           Alesia Neziri (Tirana)          1’06”78

50 m stil i lirë             Alesia Neziri (Tirana)          29”64

200 m shpinë            Julia Duda (Tirana)             2’51”63

200 m katërnotim     Sonia Kapedani (Stela)      2’53”40

 

Të Rinj:

50 m shpinë              Eno Baze (Tirana)               31”70

100 m shpinë            Eno Baze (Tirana)               1’10”78

 

Të Rritura:

50 m bretkosë           Kejd Mustafaraj (Teuta)       39”28

100 m stil i lirë           Nikol Merizaj (Albania)        1’03”00

200 m delfin              Vivian Xhemollari (Stela)   3’28”61

400 m katërnotim     Julia Duda (Tirana)             6’30”45

800 m stil i lirë           Arba Topalli (Stela)              11’25”66

50 m stil i lirë             Nikol Merizaj (Albania)        28”84

200 m shpinë            Kerolajn Kola (Stela)           2’49”41

200 m katërnotim     Nikol Merizaj (Albania)        2’36”22

200 m stil i lirë           Diana Basho (Tirana)         2’20”03

4×100 m e përzier    Tirana                                     5’20”68

 

Të Rritur:

200 m stil i lirë           Franc Aleksi (Tirana)           2’00”65

50 m bretkosë           Egi Gajo (Teuta)                   32”19

400 m katërnotim     Binald Mahmutaj (Tirana)   4’58”95

100 m delfin              Binald Mahmutaj (Tirana)   1’02”25

50 m shpinë              Dhimitër Noçka (Teuta)       31”39

200 m katërnotim   Binald Mahmutaj (Tirana)    2’19”41

50 m delfin                Kristi Xhaferri (Tirana)         27”97

100 m shpinë            Dhimitër Noçka (Teuta)       1’09”91

4×100 m stil i lirë      Tirana                                     3’52”44

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh