AlbanianSport.com 03.09.2015 14:35
ASNN – Transmetimet sportive nuk do të ndalen sot me ndeshjen e Shpresave, pasi Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit edhe njërin prej dueleve më të rëndësishëm të mbrëmjes, atë midis Holandës dhe Islandës.
Kjo ndeshje, që luhet duke nisur nga ora 20:45, vë përballë dy prej pretendenteve të grupit A të Eliminatoreve të Evropianit 2016. Islandezët kryesojnë renditjen me 15 pikë, pas 5 fitoreve dhe një humbjeje në 6 ndeshjet e para.
Nordikët ndiqen nga Republika Çeke, që mban vendin e dytë, me 13 pikë. Holanda mban vendin e tretë me 10 pikë dhe e ka të qartë se ndeshja e sotme paraqet një mundësi për të ruajtur hapin me dyshen kryesuese.
Kjo ndeshje ngre gjithashtu siparin edhe të një jave të mbushur me futboll në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptarët, që do të sjellë, përveç dy ndeshjeve të rëndësishme të Kombëtares, ndaj Danimarkës dhe Portugalisë, edhe nga një ndeshje tjetër çdo mbrëmje.