Gjergj Vyshka 03.09.2015 10:50
Bruna Tuzi dhe Xhuljo Shkurta kanë ardhur me medalje nga Kampionati Mesdhetar i moshës deri në 20 vjeç, i cili është zhvilluar në Kretë të Greqisë.
Tuzi ka zënë vendin e tretë, të paktën kjo edhe sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Shahut dhe sekretares së përgjithshme Majlinda Pilinci, duke merituar medaljen e bronztë.
Kurse Shkurta është renditur i dyti dhe ka marrë medaljen e argjendtë. “Përgëzime dy shahistëve dhe trajnerit Shkëlqim Çela”, shkruan Pilinci.
Ndërsa Tuzi, edhe për shkak të pjesëmarrjes në kampionatin mesdhetar, i ka shtyrë dy ndeshjet e para në kampionat, të cilat i ka pasur me Erisa Shqaun dhe Olta Cakën.
“Do të shfrytëzojmë të shtunën e të dielën, kur të jenë dy ture radhazi, që të bëjmë këto ndeshje të shtyra me mirëkuptim”, ka thënë kryegjyqtari i garave, ndërkombëtari Elton Babamusta.