Gjergj Vyshka 03.09.2015 08:35
Shqipëria e futbollit në plazh nuk ia ka dalë dot ndaj Francës në ndeshjen e parë të vlefshme për Lojërat Mesdhetare të Plazhit 2015, të cilat janë duke u luajtur në Peskara të Italisë.
Në fakt kuqezinjtë e kishin të qartë që përballë Francës do të ishte e vështirë, ashtu sikurse do të jetë e vështirë edhe sot ndaj Greqisë. Diferencat janë të mëdha, ndërsa pjesa e parë ka përfunduar 3-0 për Francën.
Galët kanë realizuar nëpërmjet Fisherit, Baskesit dhe Markezit. Edhe pjesa e dytë është për francezët, të cilët kanë fituar 2-0 pas golave Markezit e Barbotit, duke kryesuar thellësisht, 5-0.
Dhe vetëm në pjesën e tretë, kur tanët kanë fituar 2-1, ndërsa kanë shënuar Gockat e Mehja, janë ndjerë kuqezinjtë. Por duket se ka qenë tepër vonë dhe në përfundim 6-2 për Francën.
Shqipëri – Francë 2-6
Shënues: Gockaj 25’, Mehja 34’ / Fisher 2’, Baskes 8’, Markez 12’, 17’, Barboti 22’, Laute 34’
Shqipëria: Rrapi, Bllumbi, Turtulli, Bajollari, Gockaj / Spahiu, Hoxha, Kaca, Mehja, Metani. Trajner: E. Kadiu
Franca: Fisher, Beogrard, Barboti, Çiani, Markez / Gaset, Soares, Baskes, Fransua, Laute. Trajner: S. Zherard
Gjyqtarë: J. Utulu (Maltë), M. Acena Garcia (Spanjë)