AlbanianSport.com 28.08.2015 15:55
ASNN – Organikës së Partizanit i shtohet një tjetër forcë në fazën mbrojtëse. Klubi i kuq ka zyrtarizuar afrimin e serbit Marko Vidoviç, i cili luan në krahun e majtë të repartit të pasmë.
27-vjeçari ka prej disa ditësh ishte në provë te 15-herë kampionët e Shqipërisë, duke e bindur stafin teknik me aftësitë e tij. Vidoviç ka firmosur për një vit dhe do të jetë në dispozicion të Starovës që në ndeshjen e radhës me Flamurtarin në “Qemal Stafa”.
Vidoviç e ka nisur karrierën te Hajduku i Beogradit, për të kaluar më pas në kampionatin malazez me Buduçnostin. Gjatë 5 viteve të fundit ka qenë pjesë e Anorthosis Famagusta, Levskit të Sofias, Egerit, Spartak Subotikas dhe Tiraspolit.