AlbanianSport.com 28.08.2015 14:45
ASNN – Portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha, është vlerësuar pozitivisht për paraqitjen e tij në Ligën e Kampioneve, pavarsisht se Lacio e tij humbi thellë, 0-3 përballë Bajer Leverkusenit në fazën e “play-off”-it të Ligës së Kampioneve.
Për Berishën media italiane ka dhënë notë të mirë, duke e larguar atë nga përgjegjësia e humbjes, madje duke thënë se kosovari kishte shpëtuar portën e tij nga gola të sigurt dhe kishte evituar një humbje në përmasa më të thella.
Berisha ka prej disa takimesh që e nis ndeshjen titullar tek Lacio dhe kjo i ka dhënë besim, pasi i ka marrë vendin Marketit, rivalit të tij kryesor. Në Kombëtare mbetet një nga shtyllat e ekipit dhe për këtë arsye mbetet zgjedhje e parë e De Biazit.