FIFA.com shkruan për kuqezinjtë: “Shqipëria, në ngjitje me De Biazin”

Share Button

De-Biazi-FIFA

Adriatik Balla 28.08.2015 07:45

Paraqitjet e mira të ekipit kombëtar të Shqipërisë në Eliminatoret e Euro 2016, kanë ngritur interesin jo vetëm të mediave të huaja, por edhe të institucioneve kryesore të futbollit. Vetë FIFA në faqen e saj ka shkruar një artikull të gjerë për përfaqësuesen Kuqezi. Në qendër të këtij shkrimi është trajneri Xhovani De Biazi, i cili që prej 2011 kur mori drejtimin e Kombëtares sonë, ka arritur një sërë rezultatesh pozitive. Këto suksese kanë bërë të mundur arritjen e vendit të 22-të në renditjen e FIFA-s, pozicioni më i lartë në historinë e futbollit shqiptar.

Faqja zyrtare në Internet e FIFA-s, “fifa.com”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë ekipit kombëtar të Shqipërisë, duke e cilësuar atë shpërthyes dhe me një ecuri fantastike, madje ka intervistuar për këtë trajnerin Xhovani De Biazi, të cilin e sheh si dirigjentin e duhur të suksesit të ekipit shqiptar. Vetë titulli “Shqipëria në ngjitje me De Biazin”, është shumë domethënës dhe i referohet renditjes botërore të FIFA-s, ku Shqipëria ndodhet tani në vendin e 22-të, pra në grupin e ekipeve më të mira në botë. Artikulli nis me kujtimin e ndeshjes së humbur 2-1 me Luksemburgun më shtator 2011.

Një prej pikave më të ulëta në historinë e përfaqësueses, që i mbylli Eliminatoret e Evropianit 2012 në vendin e parafundit në grup. Zhgënjimi nuk u harrua. Dështimi u shndërrua në forcë për të ecur përpara. Vetëm tre muaj pas asaj ndeshje skuadra iu besua Xhovani De Biazit. Me italianin në stol, e tashmja dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë më e ndritur. Megjithatë, në intervistën e dhënë për FIFA-n, De Biazi e ka të qartë rrezikun që vjen së bashku me suksesin. “Aktualisht jemi në pozita fantastike, – thotë ai. – Jemi krenarë dhe të lumtur për atë që po bëjmë.”

“Por, situata në të cilën ndodhemi do të thotë gjithashtu që duhet të japim më të mirën tonë në të gjitha sfidat”, – shton italiani. FIFA vlerëson se Shqipëria po shkruan historinë. Pozicioni i 22-të në renditjen botërore të ekipeve kombëtare anëtare të kësaj organizate është tregues i qartë. Vendi i tretë në Grupin I, me tre fitore dhe vetëm një barazim, ka rritur euforinë mes tifozëve për pjesëmarrjen e parë historike në një eveniment madhor. Por sërish De Biazi predikon kujdes. “Praktikojmë një futboll tërheqës dhe rezultatet janë të mira. Nuk mund të jemi më të lumtur se kaq.”

“Kjo që po bëjmë është e jashtëzakonshme, por nuk mund t’ia lejojmë vetes të shpërqendrohemi nga Eliminatoret dhe të nisim të mendojmë për fazën finale të Evropianit, – vijon 59-vjeçari. – Rruga drejt Francës është e gjatë dhe plot të papritura. Nëse mendojmë se e kemi arritur suksesin do të mposhtnim veten.” Trajneri kuqezi flet për sfidën e 4 shtatorit në Kopenhagen me Danimarkën dhe zbulon çfarë i pëlqen më tepër te shqiptarët. “Dueli në fushë të huaj me Danimarkën të premten e ardhshme është ndeshja e jetës për Shqipërinë”, – thotë De Biazi.

“Ajo që më pëlqen më tepër te ky popull janë krenaria dhe pasioni, – vijon ai. – Kjo ma vështirëson punën ndonjëherë, pasi më duhet t’i bëj të kuptojnë se ndeshjet duhet të merren me radhë.” Trajneri italian thekson se Shqipëria ka prodhuar gjithmonë futbollistë të mëdhenj, duke përmendur emra si Rraklli dhe Tare, por vlerëson skuadrën aktuale, me lojtarë që përveç fantazisë tregojnë grintë në fushë. “Detyra ime është të gjej taktikat që të marr më të mirën nga lojtarët”, – pohon italiani që kohët e fundit ka marrë pasaportën shqiptare.

“Kërkoj gjithmonë balancën e duhur mes fantazisë e disiplinës kolektive dhe tani lojtarët mund ta gjejnë njëri tjetrin në fushë me sytë mbyllur. Asgjë nuk më jep më tepër kënaqësi”, – përfundon De Biazi. Në fund të speciales, FIFA vlerëson se “me një drejtues si italiani në stol, kuqezinjtë mund ta gjejnë me sytë mbyllur edhe rrugën drejt finaleve të Euro-2016″. Megjithatë, përpara është Danimarka dhe Portugalia, dy ndeshje që janë jo vetëm vendimtare për fatet e kualifikimit të skuadrës tonë, por ndoshta dhe për të provuar më mirë se kurrë forcën e skuadrës së De Biazit, ecuria e së cilës gjatë këtyre eliminatoreve ka qenë si në ëndërr.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh