Kombëtarja / Kuqezinjtë, të spikatur, në lëvizje & pa formë… ja gjendja

Share Button

Shqiperi-France-1-0-Cana-garrumull

Nga Adriatik Balla 27.08.2015 19:35

Në kampionatin grek luajnë dhe dy lojtarë të tjerë të skuadrës kombëtare, konkretisht Emilano Vila që këtë sezon u bë pjesë e skuadrës së Korfuzit, si dhe Ergys Kaçe, që është një nga lojtarët më të mirë të PAOK-ut. Të dy futbollistët kanë një vlerësim cilësor në ligën e parë greke, por dukshëm Kaçe është lideri i skuadrës nga Selaniku, duke pasur më shumë minuta në fushë si dhe duke luajtur në Ligën e Evropës.

Në ndeshjet e Kombëtares kundër Danimarkës dhe Portugalisë trajneri Xhovani De Biazi pritet t’i ftojë të dy futbollistët, por shanset për formacionin titullar i ka Kaçe për arsyet që u përmendën më sipër. Në të vërtetë mesfusha gjithnjë ka pasur konkurrencë gjatë këtyre viteve, pasi luajnë shumë lojtarë cilësorë dhe De Biazi e ka pasur të vështirë të zgjedhë në këtë repart.

Me shumë gjasa, këtë herë ai do të ftojë për dy ndeshjet e radhës edhe mesfushorin Jahmir Hyka, i cili po kalon një moment të shkëlqyer me ekipin e tij në ligën zvicerane, Luzernë. Problem mbeten dy futbollistë titullarë të Kombëtares në këtë repart, Migjen Basha, që sapo nuk ka gjetur skuadër dhe Alban Meha, forma e të cilit nuk është arritur ende në kulminacion, pavarësisht se ka filluar të aktivizohet në kampionatin turk.

Sa i takon Odise Roshit ka pak gjasa të rikthehet titullar, ndërsa Ermir Lenjani dhe Valdet Rama në krahun e majtë të mesfushës kanë më shumë shanse aktivizimi. Kombëtarja do të luajë ndaj Danimarkës për të marrë rezultat pozitiv, pse jo fitoren. Në këtë takim të rëndësishëm trajneri De Biazi pritet të luajë me kujdes në mbrojtje, nisur nga nevoja për të marrë rezultatin e duhur.

Mbrojtësi i Këlnit, Mërgim Mavraj do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares në ndeshjen e 4 shtatorit ndaj Danimarkës dhe 7 shtatorit 2015 ndaj Portugalisë. Mungesa e tij në qendër të mbrojtjes do të hapë probleme të shumta për ekipin dhe De Biazi do ta ketë të vështirë të gjejë mbrojtësin ideal në krah të Canës dhe lojtarëve të tjerë në mbrojtje.

Trajneri De Biazi nuk është shprehur për zëvendësuesit e mundshëm, por me të gjitha gjasat në qendër të mbrojtjes mund të aktivizohet Ajeti, ose një nga lojtarët që luan në kampionatin shqiptar. I gatshëm mund të jetë për këtë pozicion edhe Naser Aliji, megjithëse ai aktivizohet zakonisht në krahun e majtë të mbrojtjes. Kuptohet, me shumë gjasë De Biazi do të angazhojë në fushë vetëm një lojtar sulmues.

Por këtë herë reparti ofensiv ka alternativa, pasi Sokol Çikalleshi, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku janë në formë dhe po kalojnë një periudhë të mirë me skuadrat e tyre. Shanset më të mëdha i ka, natyrisht, Çikalleshi, i cili ka qenë preferencë e parë e De Biazit në ndeshjet e fundit, duke bërë lojë të mirë e cilësore dhe duke i plotësuar nevojat e grupit në fazën sulmuese.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh