Gjergj Vyshka 10.10.2014 07:55
Garuesit ngatërrojnë rrugën në Fier, nuk marrin drejtimin për në Vlorë, por shkojnë për drejt Ballshit. Olsian Veliaj i Tiranës ka kthyer shqiptarët në krye të Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë. Kjo ka ndodhur pas përfundimit të etapës së katërt, Durrës-Vlorë, atje ku Veliaj ka hyrë në finish përpara maqedonasit Petrovski dhe serbit Stankoviç.
Megjithatë, ky i fundit vazhdon të kryesojë renditjen individuale, ashtu sikurse Apolonia si ekip. Ajo që duhet bërë e ditur është se çiklistët, në një moment, e kanë ngatërruar itinerarin e garës, ndërsa nuk kishim marrë drejtimin për në Vlorë, por duket se në rrethrrotullimin e Fierit, në Unazën e këtij qyteti, kanë marrë rrugën drejt Ballshit.
Por që është zgjidhur shpejt edhe me ndërhyrjen e gjyqtarëve të garës, por dhe forcave të policisë së shtetit. E në Vlorë të gjithë kanë mbërritur, ndërsa Rrethi i 71-të çiklistik i vendit është drejt përfundimit. Sot nga Vlora do të shkohet në Përmet e të shtunën në Fier do t’i vihet “vula” veprimtarisë më të emadh të çiklizmit shqiptar për vitin 2014.
Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë
Fituesit e etapës së 4-t
Durrës-Vlorë
1) Olsian Veliaj (Tirana) 2h58’31”
2) Stefan Petrovski (Velo-Kumanova) 2h58’32
3) Marko Stankoviç (Novi Pazar) 2h58’33”