AlbanianSport.com 26.08.2015 19:35
ASNN – Nora Gjakova është eliminuar në turin e tretë të Botërorit të Xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit.
Gjakova, e cila garoi në kategorinë e peshës trupore deri 57 kilogramë, pësoi humbje në këtë tur, duke mundur nga xhudistja nga Mongolia, Sumija Dorjsuren.
Nora u mposht me një “juko”. Xhudistja e përfaqësues së Kosovës e pati nisur mirë Kampionatin Botëror.
Nora ka mposhtur Darcina Manuelin në turin e parë, vetëm për 3 minuta e 53 sekonda, ndërsa fitore korri edhe në përballjen e turit të dytë me austriaken Tina Zeltner.