Lacio, sonte ndaj Leverkusenit, Pioli: Nuk kemi arritur asgjë, duhet kujdes

Share Button

Etrit-Berisha-Lacio-ekip-2015

Gjergj Vyshka 26.08.2015 18:45

Trajneri Pioli: “Ende nuk kemi fituar asgjë, kemi dhe 90 minuta të tjera për të luajtur në Leverkusen, që do të jenë më të vështira se sa ndeshja e parë në “Olimpiko”. Nuk kemi fituar ende asgjë dhe nuk jemi të kualifikuar.” Kështu e ka nisur deklaratën e tij, trajneri i Lacios, Stefano Pioli, në prag të ndeshjes së kthimit me Bajer Leverkusenin, e cila sonte në mbrëmje do të luhet në tokën gjermane.

“Fitorja 1-0 e ndeshjes së parë është vetëm hapi i parë dhe për këtë jemi të gjithë të vetëdijshëm, – ka thënë ai. – Nuk kemi fituar asgjë akoma”. Pioli ka karikuar të tijtë në këtë mënyrë në prag të sfidës së kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kampioneve, atje ku kualifikimi do të thotë kalimi në grupet e kësaj veprimtarie. “Duhet të jemi shumë të vëmendshëm”, – vazhdon trajneri bardhekaltër.

“E dimë që do të jetë një ndeshje e luftuar, – ka theksuar Pioli. – Duhet të luajmë për të fituar dhe të tregohemi të zot për ta vënë në vështirësi kundërshtarin”. Të rëndësishme për Lacion janë mungesat e Kloses dhe Biljas, të dy të dëmtuar, sikurse dhe Marketi e Xhorxheviçi.

“Nëse humbasim diçka për shkak të mungesës së eksperiencës duhet ta fitojmë atë nëpërmjet freskizë fizike në fushë dhe shpejtësisë në veprime”, – përfundon trajneri Pioli, ndërsa Lacio ka bërë dhe stërvitjen e fundit në stadiumin e Bajer Leverkusen në orarin e ndeshjes. Ashtu sikurse është bërë e ditur dhe më parë, takimi e gjykon spanjolli Velasko.

 

Bajer Leverkusen – Lacio (20:45)

Formacionet e mundshme

 

Bajer Leverkusen: Leno, Hilbert, Tah, Papadopulos, Vendeli, Kramer, Bender, Belarabi, Çalhanollu, Mehmedi, Kiesling.

Të gatshëm: Kresiç, Ramajo, Donati, Brand, Son, Kruse, Rui

Lacio: Berisha, Mauricio, De Vrij, Radu, Basta, Onazi, Parolo, Luliç, Kandreva, Keita, Felipe Anderson.

Të gatshëm: Guerrieri, Xhentileti, Konko, Milinkoviç-Saviç, Kataldi, Morrison, Kishna

Gjyqtar: Velasko Karbalo (Spanjë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh