Adriatik Balla 26.08.2015 17:05
Partizani zyrtarizoi dje një lëvizje të bujshme, duke marrë dy lojtarë, një mbrojtës dhe një portier. Të kuqtë zyrtarizuan afrimin e mbrojtësit Harallamb Qaqi dhe të portierit Blendi Vashaku.
Qaqi, i cili është edhe pjesë e ekipit kombëtar të Nën-21-vjeçarëve, vjen në formë huazimi nga italianët e Hellas Veronës. Duke vlerësuar mungesën e hapësirave në klubin e Serisë A, 21-vjeçari zgjodhi të transferohet te Partizani.
Të kuqtë do të jenë skuadra e parë shqiptare për mbrojtësin e talentuar të Shpresave, që është rritur në radhët e Karpit. Qaqi u shpreh entuziast për eksperiencën me të kuqtë në Superiore.
Talenti është i vetëdijshëm për peshën që ka Partizani dhe beson te arritja e objektivit, që është fitimi i titullit.