AlbanianSport.com 26.08.2015 15:25
ASNN – Një investim prej 39 milionë lekësh nga Bashkia e Durrësit do të bëjë të mundur ndërtimin e pishinës së re të qytetit. Firma zbatuese e punimeve ka kryer rehabilitimin e pishinës, ndërsa në fazën e dytë të punimeve do të ndërtohen dhomat e zhveshjeve për notarët dhe pjesëve të tjera rreth pishinës.
Investimi për pishinën e re të qytetit të Durrësit ka filluar të marrë jetë, teksa ka përfunduar faza e parë e punimeve. Firma zbatuese e punimeve, që ka nisur punimet në 15 qershor 2015, ka kryer para afatit punimet për rehabilitimin total të pishinës së vjetër të këtij qyteti bregdetar.
Duke filluar me veshjen me material PVC modern, ndërtimin e dhomës teknike me filtrat për pastrimin e ujit, depozitës së balancimit dhe veshjes me pllaka guri. Investimi në fjalë me vlerë 39 milion lekë është mundësuar nga bashkia e Durrësit e cila ka premtuar ndërtimin e pishinës në të cilën do të zhvillohen garat e notit gjatë muajit të ardhshëm.
Paralelisht me këto punime janë ndërtuar edhe shkallët e reja për tifozët. Gjatë fazës së dytë të punimeve pritet të motohen edhe ndenjëset për sportdashësit e garave të notit. Si dhe do të ndërtohen dhomat e zhveshjes për notarët, muri rrethues si dhe rehabilitimi i pjesës para pishinës.