FSHV / Flet financierja, Pipa: Borxhi i gjyqtarëve është shlyer, tjetër nuk kemi

Share Button

FSHV-logo

Gjergj Vyshka 26.08.2015 11:15

Pas skandalit që ka përfshirë ditët e fundit volejbollin shqiptar e më konkretisht Federatën e Volejbollit, atje dhe Sekretarja e Përgjithshme Anila Hoxha tashmë ka dhënë dorëheqjen, është bërë publik dje pasdite edhe shuma që FSHV-ja ka ndaj të tretëve. Financierja e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Loreta Pipa, ka shpërndarë për të gjitha mediet sportive një shkresë me të gjitha borxhet e institucionit të rrjetës shqiptare ndaj palëve të treta.

Bëhet fjalë për gjyqtarët, por dhe për Hotel “Tirana-Internacional” për të cilin përmbarimi kishte marrë vendimin e bllokimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit për shkak të një borxhi të vjetër. Një borxh, që sipas shefes së financës së kësaj Federate, Loreta Pira, kap shifrën e 100 milionë lekëve (të vjetra). Ka qenë shefja e financës së FSHV-së që ka konfirmuar këtë shumë, duke bërë edhe një pasqyrë të detajuar të këtij borxhi të akumuluar ndër vite.

Sipas saj, Federata ka detyrime vetëm ndaj gjyqtarëve në shumën 45 milionë lekë (të vjetra) dhe hotel “Tirana Internacional”, në shumën 65 milionë lekë (të vjetra). Ndaj kësaj të fundit, kjo shumë marramendëse vjen për shkak të kamat vonesave dhe penaliteteve që ka Federata. Në fakt, borxhi real ndaj hotel “Tirana Internacional” është vetëm 2.6 milionë lekë (të vjetra). Më tej shefja Loreta Pira ka sqaruar situatën në lidhje me gjyqtarët, duke ulur shumën e pretenduar nga ata.

“Si përgjegjëse e sektorit të financës, lidhur me detyrimet financiare ndaj gjyqtarëve, sqaroj se detyrimi në total ndaj tyre është 4.577.964 lekë (të reja) dhe jo 12 milionë lekë (të reja), siç pretendohet në media. Detyrimi ndaj gjyqtarëve është bazuar në VKM nr.997, atë 10.12. 2010”, thotë shefja e financës së FSHV-së. Ajo sqaron edhe detyrimet e akumuluara sipas viteve.

Borxhi i FSHV-së ndaj gjyqtarëve për vitin 2012 është 2.292.993 lekë të reja; për vitin 2013 është 2.140.527 lekë të reja dhe për vitin 2014 është 144.444 lekë të reja. “Në total janë 4.577.964 lekë të reja detyrim ndaj gjyqtarëve, shumë për të cilën ka dijeni edhe kryesia e FSHV-së, Ministria e Arsimit dhe Sportit si dhe Ministria e Financave. Këto Ministri kanë dijeni edhe për borxhin ndaj hotel “Tirana Internacional”, thotë Loreta Pira, që konfirmon se FSHV-ja nuk ka asnjë detyrim tjetër financiar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh