AlbanianSport.com 26.08.2015 09:35
ASNN – Përfaqësuesja e Nën-16-vjeçarëve të Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë kundër përfaqësueses së Italisë në kuadër të turneut ndërkombëtar “Coppa della Pace” (Kupa e Paqes), që po mbahet në stadiumin e qytetit të Akuilas.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK-së), ndeshja nisi me një dominim të futbollistëve të Kosovës, që rezultoi edhe me gol të shënuar në pjesën e parë, që në minutën e 7-të, kur Bleart Tolaj e kaloi Kosovën në epërsi 1-0.
Në vazhdim italianët konsoliduan radhët e tyre dhe arritën të barazojnë rezultatin në 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyllë ndeshja e parë e Nën-16-vjeçarëve të Kosovës. Sipas fjalëve të shtabit teknik të përfaqësueses së Kosovës, futbollistët e rinj treguan një lojë cilësore, angazhim maksimal dhe frymë sportive.
Kosova nesër ka ditë pushimi, ndërsa të enjten pritet të takohet ose me përfaqësuesen e Bullgarisë, e cila nesër ndeshet me Italinë ose me përfaqësuesen e qytetit të Akuilas. Për përfaqësuesen e e Nën-16-vjeçarëve të Kosovës janë ftuar këta futbollistë:
Laurit Behluli, Çlirim Zeneli, Albin Kapra, Adrian Ukiqi, Leonat Vitija, Egzon Statovci, Bernard Kastrati, Jon Hamza, Art Maloku, Ramush Ramadani, Jon Bajgora, Albiont Kozmaqi, Endrit Demolli, Malsor Ajeti, Bleon Sekiraqa, Ardi Arifi, Riza Zhdrella, Bleon Tupella, Euron Leci, Bleart Tolaj.