AlbanianSport.com 25.08.2015 12:55
ASNN – Ndër kandidatët që synon të marrë drejtimin e klubit të futbollit “Vllaznia”, është edhe biznesmeni koreano-jugor, Xhi-Uon-Çoi, i cili, i shoqëruar nga ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka dorëzuar ditët e fundit kërkesën pranë Bashkisë së Shkodrës.
Vetem pak ditë pas konstituimit të kryebashkiakes së re Voltana Ademi si dhe të Këshillit Bashkiak, në institucionin vendor ka mbërritur kërkesa e parë zyrtare për presidencen e klubit të futbollit “Vllaznia”. Biznesmeni koreano-jugori Xhi Uon Çoi, i shoqëruar nga ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë Rudi Vata kanë dorëzuar kërkesën në fjalë pranë Bashkisë.
Sipas të gjitha rregullave, personat në fjalë janë paraqitur në drejtorinë e informacionit të bashkisë së Shkodrës duke i dorëzuar kërkesen në fjalë zyrtarit të këtij institucioni, Bep Çapeli. Shkresa në fjalë e protokolluar me numër 643, në të cilen shkruhet se kërkohet takim me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi për të diskutuar në lidhje me situatën e klubit “Vllaznia”.
Sipas vetë përgjigjes po me shkresë zyrtare të marrë nga zyra e informacionit ka një një afat kohor prej dhjetë ditesh për t’u shqyrtuar nga ana e kryebashkiakes Ademi në lidhje me kërkesen e bërë. Vonesa në konstituimin e Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak ka krijuar një ngërç në klubin e futbollit “Vllaznia”, kur skuadra e parë po kalon një gjendje aspak të mirë.
Kjo është shndërruar në një shqetësim më vete për tërë mjedisin sportdashës shkodran. Shqetësimin për këtë situatë e përcolli edhe vete Kryetarja e re e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi gjatë fjalës së saj përshendetëse pas marrjes së detyrës zyrtare duke deklaruar se sporti dhe sidoios futbollit do të jetë në prioritetin e saj ku në bazë të ligjeve në fuqi do t’i jepet zgjidhja e duhur në mënyren më të mirë.