Kukësi, fitore braziliane ndaj Bylisit, Tirana i prish festën Tërbunit

Share Button

Kategoria-Superiore-logo

AlbanianSport.com 23.08.2015 19:35

ASNN – Kukësi dhe Tirana kanë korrur fitore në takimet e javës së parë të Kategorisë Superiore, të luajtura sot. Verilindorët kanë mposhtur Bylisin 2-0, ndërsa Tirana i ka prishur festën Tërbunit në debutimin në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar. Java e parë mbyllet me takimin e 9 shtatorit 2015 midis Vllaznisë dhe Skënderbeut.

Ky takim është shtyrë për shkak të impenjimit të korçarëve në “play-off”-in e Ligës së Kampioneve. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka vijuar të dielën me dy takime të tjera të javës së saj të parë të këtij edicioni të 77-të dhe Kukësi & Tirana kanë marrë fitore në duelet përkatëse ndaj Bylisit dhe Tërbunit, duke marrë kreun e renditjes me pikë të plota.

Verilindorët kanë triumfuar në fushën e tyre ndaj ballshiotëve, me nga një gol të shënuar në fundin e secilës pjesë loje, duke konfirmuar statusin e tyre si pretendentë për të sfiduar Skënderbeun në mbrojtjen e titullit “kampion”. Goli i Kariokës në minutën e 44-t dhe ai i Floresit në minutën e dytë shtesë të ndeshjes i kanë dhënë Kukësit fitoren 2-0 në një ndeshje që, pavarsisht se hyrja ka qenë falas për tifozët, pak e ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve vendas.

Ndërkaq, në Pukë, Tërbuni nuk ka arritur ta festojë me një fitore debutimin e tij në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar, pasi është mundur 1-2 nga Tirana, në një ndeshje të zhvilluar nën nivelin mesatar. Ndonëse Malindi i ka kaluar pukjanët në epërsi në minutën e 23-të, një gol i Gilman Likës 5 minuta para mbylljes së pjesës së parë dhe një gol tjetër i japonezit Fukui, në minutën e 72-të, u kanë dhënë bardhebluve fitoren dhe 3 pikë e plota, që e bashkojnë Tiranën me Kukësin dhe Teutës në krye pas javës së parë.

Kjo javë ka nisur të premten me barazimi 1-1 midis Partizanit dhe Laçit në kryeqytet, dhe ka vijuar të shtunën me fitoren 1-0 që Teuta arriti ndaj Flamurtarit në Fier. Java e parë mbyllet me takimin e 9 shtatorit 2015 midis Vllaznisë dhe Skënderbeut, që është shtyrë për shkak të impenjimit të korçarëve në “play-off”-in e Ligës së Kampioneve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh