“adidas”: Shitjet e para të fanellave të Mançester Junajtid, fenomenale!

Share Button

adidas-Man-Utd-dyqanet-2015

AlbanianSport.com 23.08.2015 17:05

ASNN – “Adidas”-i ka konfirmuar se nxjerrja në treg e fanellës së re të Mançester Junajtid ishte më e suksesshmja, si në historinë e kompanisë, ashtu edhe të klubit. Gjigandja gjermane e veshjeve dhe pajisjeve sportive ka firmosur një marrëveshje prej 10-vjeçare prej 750 milionë stërlinash (afro 1 miliard euro), duke zëvendësuar që nga 1 gusht rivalen amerikane, “Nike”, si partnerja e re e klubit.

Dhe shenjat e para duket të jenë të mira, me thyerjet e bujshme të rekordeve të shitjeve. Sipas kompanisë së mirënjohur ndërkombëtare, fanella e re e “Djajve të kuq”, solli shitjet e parashikuara të një muaji brenda vetëm 5 ditësh, ndërkohë që dyqanet e klubit anembanë botës raportuan një rritje në masën 200 %, krahasuar me prezantimin e fanellës së vitit të shkuar.

Vetë dyqani qendror në qytetin e Mançeserit raportoi shitjet e parashikuara të një jave brenda vetëm 5 ditësh. “Adidas”-i raportoi se në mediat sociale, materialet apo lajme për fanellat e reja u shpërndanë plot 212 milionë herë, ndërsa videoklipi i prezantimit të fanellës u pa dy milionë herë. Administratori i përgjithshëm i kompanisë për futbollin, Markus Bauman, nuk e fshehu kënaqësinë duke folur për këtë fakt.

“”Adidas”-i është tejet krenar në prezantimin e partneritetit me Mançester Junajtid, një marrëveshje që përgjatë 10 viteve të ardhshme do të bashkojë dy markat sportive më të mira të botës, – tha ai. – Ky partneritet ka prodhuar që tani rezultate që kanë thyer rekordet nëpërmjet një fushate që ka përfshirë miliona admirues anembanë botës dhe ka rritur dukshëm anembanë globit shitjet e fanellës së parë të skuadrës.”

“Ne besojmë se do të mbështetemi tek ky sukses për ta çuar edhe më larg partneritetin tonë në vitet që do të vijnë.”

Ndërsa drejtori administrativ i klubit anglez, Riçard Arnold, shtoi: “Ne prisnim shumë nga partneriteti me “Adidas”-in, sepse ofroi një uniformë cilësore të fjalës së fundit, një marketing të shkëlqyer, rrjet shpërndarjeje të kalibrit botëror dhe të kuptuarit e thellë të historisë sonë dhe të tifozëve tanë. “Adidas”-i jo vetëm që e ka përligjur atë që prisnim ne, por i ka tejkaluar dukshëm pritshmëritë tona.”

“Fanella e re u ka hyrë në zemër tifozëve, si përsa i përket lidhjes që ka me historinë tonë, ashtu edhe me cilësinë e prodhimit, – ka vijuar ai. – Dhe përpara kemi zhvillimet të reja interesante dhe historike dhe, sikundër tifozët tanë, edhe unë jam i ngazëllyer për dhjetëvjeçarin e ardhshëm, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së blertë.” Uniforma e tretë e Mançester Junajtid pritet të prezantohet gjatë ditëve të fundit të gushtit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh