Adriatik Balla 23.08.2015 16:15
Mesfushori i Skënderbeut, Bernard Berisha ka qenë një nga më të talentuarit në radhët e skuadrës së Mirel Josës në ndeshjet ë ekipi korçar ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve, duke marrë një vëmendje të madhe.
Agjentë të klubit të Anderlehtit janë vënë në lëvizje për të këqyrur nga afër futbollistin dhe për të mundësuar një transferim të tij në kampionatin belg, por ende nuk ka një sinjal për kalimin e tij në Evropë.
Ndërkohë, Berisha është ftuar nga Kosova për miqësoret e saj, kurse Shqipëria,e dhe pse nuk ka bërë ndonjë hap konkret, e sheh futbollistin me të ardhme në Kombëtaren Kuqezi.
Mundet që Berisha të fusë në “sherr” krerët e dy federatave, Dukën dhe Vokrrin, ndonëse duhet theksuar se Kosova është ende në pozicion inferior përsa u përket joshjes së lojtarëve, pasi ende nuk njihet plotësisht nga FIFA.