Adriatik Balla 23.08.2015 14:35
Ekipi hungarez i Videotonit, i cili është duke luajtur në Ligën e Evropës, ka ofruar 500 mijë euro për Sabien Lilajn. Hungarezët i kanë ofruar 100.000 euro Skënderbeut për blerjen e kartonit dhe 400 mijë euro për lojtarin.
Dhe gjithçka vjen nga paraqitja e mirë e mesfushorit në Ligën e Kampioneve. Dhe kontrata do të jetë për 3 sezone, ndërsa ajo që thuhet është se presidenti i kampionëve, Ardian Takaj, e ka refuzuar një gjë të tillë.
Sepse, sipas tij, vlera e futbollistit të Kombëtares është më e madhe se 100 mijë euro për Skënderbeun. Në fakt futbollisti është joshur nga oferta e hungarezëve, por Takaj ka refuzuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe vjet, kur mesfushori është kërkuar nga polakët e Ruh Horzhovit.