Kosovë / Bunjaku shpall listën e 24 të besuarve ndaj Burkina Fasos

Share Button

Kosova-stervitet-zvicer-2014

AlbanianSport.com 23.08.2015 13:45

ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, e ka publikuar të shtunën listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren me Burkina Fason.

Midis të grumbulluarv është edhe sulmuesi i njohur, Erton Fejzullahu, i cili aktualisht luan në Kinë. Bunjaku ka ftuar 24 futbollistë, kryesisht të rinj, ndërsa ka përfshirë lojtarë edhe nga Kategoria Superiore e Shqipërisë dhe Superliga e Kosovës.

Ndër të tjera, në konferencën për shtyp të mbajtur të shtunën, drejtuesit e FFK-së e përsëritën vendosmërinë e tyre të luajnë vetëm me ekipin A të Burkina Fasos. Në të kundërtën, Kosova nuk do të luajë me ekipin e Nën-23-vjeçarëve të skuadrës afrikane.

Krerët e FFK-së janë të bindur se të hënën ose të martën, do të marrin përgjigje përfundimtare nga Burkina Faso. Ndërkohë, në konferencë, u bë e ditur se përfaqësuesja e Nën-16-vjeçarëve të Kosovës do të marrë pjesë në një turne që zhvillohet në Itali, në “Coppa della Pace” në qytetin L’Akuila.

 

Ja lista e të grumbulluarve

 

Portierë:

Samir Ujkani (Xhenoa)

Visar Beka (Prishtina)

Granit Kolshi (Feronikeli)

 

Mbrojtës:

Ilir Berisha (Gefle)

Avni Pepa (Vestman)

Loret Sadiku (Mersinspor)

Fanol Perdedaj (Eintraht Frankfurt)

Leonit Abazi (Skënderbeu)

Bajram Jashanica (Skënderbeu)

Shkëlqim Pacolli (Hajvalia)

Imran Bunjaku (Shaf’hausen)

Mërgim Brahimi (Vohlen)

 

Mesfushorë:

Enis Alushi (St. Pauli)

Anel Rashkaj (Sandnes)

Hekuran Kryeziu (Lucernë)

Besar Halimi (FSV Frankfurt)

Valmir Sylejmani (Hanover ‘96)

Eroll Zejnullahu (Union Berlin)

Bernard Berisha (Skënderbeu)

Bersant Celina (Mançester Siti)

Flamur Kastrati (Stromsgodset)

 

Sulmues:

Albert Bunjaku (St. Galen)

Erton Fejzullahu (Bixhing G.)

Elbasan Rashani (Brondbi)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh