AlbanianSport.com 22.08.2015 19:15
ASNN – Xherdan Shaqiri ka debutuar sot në fanellën e ekipit të tij të ri, Stouk Siti, në ndeshjen e zhvilluar ndaj Noruiçit.
Shaqiri pati një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen e tij të parë, duke dhënë pasimin për golin e vetëm të Stouk Sitit, në barazimin 1-1, që mori në fushë të huaj.
Pas vetëm 11 minutash lojë, Stouk Siti kalon në epërsi, pas një krosimi të bukur nga Shaqiri për bashkëlojtarin e tij, Diouf, i cili arriti të dërgojë topin në rrjetë pas një goditje me kokë.
Shifrat për vendasit i barazoi Martin në minutën e 28-të. Ky është barazimi i dytë i Stoukut pas 3 ndeshjeve të para në Premier Ligën Angleze.