Adriatik Balla 22.08.2015 11:15
Ish-mbrojtësi i famshëm i Liverpulit, Sami Hipia është emëruar trajner i skuadrës zvicerane, FC Zyrih, aty ku luajnë katër futbollistë shqiptarë.
Mbrojtësi i njohur nga Premier Liga Angleze do të drejtojë skuadrën zvicerane, ku do të ketë nën urdhra futbollistët shqiptarë Burim Kukelin, Armando Sadikun, Berat Xhimshitin dhe Lulzim Salihin.
Hipia ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me zviceranët. Më parë Hipia ka qenë edhe trajner i Bajer Leverkusenit në Gjermani dhe Brajtonit në Angli.
Në Zvicër luajnë një numër shumë i madh lojtarësh shqiptarë, aq sa është e vështirë të gjendet një skuadër që nuk ka në gjirin e saj qoftë një lojtar të vetëm shqiptar, kryesisht lojtarë nga Kosova.