Ekskluzive / Mneri: “Këmbana” e Skënderbeut… mungonte “litari”, kroatët, thjesht më të mirë

Share Button

ABK-Fatmir-Mneri

AlbanianSport.com 20.08.2015 23:05

ASNN – Skënderbeu vuajti sindromën e vjetër të fundit të ndeshjeve, por gjeti përballë një kundërshtar të një niveli shumë të lartë. Ky është mendimi i gazetarit dhe opinionistit sportiv, Fatmir Mneri, i cili, duke folur për AlbanianSport.com, ka bërë një analizë të sfidës së parë të korçarëve me Dinamon e Zagrebit.

Skënderbeu dha maksimumin e vet në takimin e parë të “play-off”-it të Ligës së Kampioneve dhe thjesht u mund nga një kundërshtar më i fortë. Ky është mendimi i gazetarit dhe opinionistit të mirënjohur sportiv, i cili vlerëson nivelin e lartë të Dinamos së Zagrebit.

“Në një ndeshje futbolli, të çfarëdolloj niveli, por edhe të nivelit të Ligës së Kampioneve, them se mund të ndodhë gjithçka, – tha Mneri. – Mund të ndodhë që, përkundër logjikës së lojës, të arrish atë rezultat, siç ndodhi në pjesën e parë, apo siç ndodhi në të kundërt, në pjesën e dytë, ku kemi bërë një fillim të mirë.”

“Mund të shpërbleheshim për këtë me një gol të dytë që, mbase mund t’i jepte një tjetër rrjedhë lojës, – ka vijuar ai. – Por, sidoqoftë, në të përgjithshmen, më vjen ndërmend ajo e famshmja anekdotë “Pse nuk ranë kambanat”… Ato nuk ranë se nuk mungonte litari. Thjesht dhe shkurt, Dinamo e Zagrebit ishte më e mirë sesa Skënderbeu.”

Duke folur në vijim për AlbanianSport.com, Mneri theksoi se Skënderbeu vuajti sindromën e vjetër të fundit të ndeshjeve. “Sigurisht që, kur ka disnivele të tilla, me sado vështirësi ta mbash peshoren në ekuilibër, vjen një moment që ajo çedon dhe, pastaj, rënia, apo zhbalancimi i krahëve bëhet shumë i shpejtë dhe i frikshëm.”

“Unë, sidoqoftë, do ta konsideroja që ishim me fat që mbaroi ashtu”, – ka përfunduar ish-themeluesi dhe ish-kryeredaktori i të përditshmes sportive shqiptare, “Sport Ekspres”. Takimi i kthimit midis Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut luhet të martën e ardhshme në kryeqytetin kroat.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh