AlbanianSport.com 20.08.2015 15:35
ASNN – Gjigandja e futbollit gjermane, Borusia e Dortmundit, raportohet se ka hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin shqiptar Adnan Januzaj nga Mançester Junajtid. 20-vjeçari është lidhur me një largim nga Junajtid në formë huazimi, përkundër faktit se menaxheri Van Gal pohoi se ai nuk është në shitje.
Televizioni gjerman, “Sport1” raporton se qëndrimi i Van Galit nuk e ka penguar Dortmundin, që është duke u përgatitur për largimin e Jakub Glaszhikovskit. Nuk është bërë e qartë nëse Dortmundi e dëshiron shqiptarin në formë huazimi apo të blejë përfundimisht kartonin e tij.
Në dy ndeshjet e fundit të Mançester Junajtid, Januzaj e ka nisur që nga minuta e parë, madje duke shënuar dhe një gol. Vetë Van Gali e cilëson si një lojtar të vlefshëm të “Djajve të kuq”, kurse futbollisti ka këmbëngulur se do të luftojë për vendin në formacionin e gjigandes angleze.