AlbanianSport.com 20.08.2015 09:35
ASNN – Largimi i Xherdan Shaqirit nga Interi nuk ishte vetëm bujë mediatike, por edhe një interes financiar i vetë klubit të Milanos. Kështu, edhe presidenti i Interit, Erik Tohiri, ka thënë të njëjtat arsye sikurse të trajnerit Roberto Mançini për largimin e Xherdan Shaqirit dhe Mateo Kovaçiçit.
Këtë merkato të verës, Interi ka bërë shitjet më të mëdha viteve të fundit, duke larguar dy lojtarë që cilësoheshin si e ardhmja e ekipit. Por, presidenti Tohir tha se janë bilancet financiare që e detyruan skuadrën të marrin vendimin për largimin e Shaqirit dhe Kovaçiç.
“Së pari, duhet theksuar se trajneri Mançini nuk e pëlqente më Xherdanin, – ka deklaruar kreu i klubit zikaltër. Në anën tjetër, largimi i Shaqirit, ashtu sikundër edhe ai i Kovaçiçit, ka qenë e realizuar për të stabilizuar bilancin tonë financiar.” Shaqiri u largua nga Interi për tek Stouk Siti në Premier Ligën Angleze.