AlbanianSport.com 19.08.2015 12:25
ASNN – Lojtarët e Kombëtares vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes në merkato dhe ende priten lëvizje interesante. Kur mbeten pak ditë nga ndeshjet e Kombëtares ndaj Danimarkës e Portugalisë, një lëvizje e bujshme u zyrtarizua dje. Kështu, mesfushori i Kombëtares, Ermir Lenjani, është prezantuar si lojtari më i ri i Nantës.
Para gazetarëve pranoi se është gati të luaj dhe se është koha të mendojë për këtë fanellë dhe jo për të kaluarën. “Është pozitive që trajneri i Nantës beson te aftësitë e mia, – tha gjatë prezantimit Lenjani. – Unë kam luajtur në disa pozicione. Te St. Galeni jam aktivizuar si mbrojtës i majtë.”
“Ndërsa te Kombëtarja të varësi të rreshtimit që përdor trajneri, – ka vijuar ai. – Unë jam në gjendje të mirë fizike dhe dua të luaj. Aventura ne Renën ka mbaruar tashmë dhe tani duhet të mendoj për Nantën.” Mesfushori i Kombëtares i cili është huazuar për 1 vit me të drejtë blerje, shpreson që të ketë më shumë mundësi të luajë, jo si pjesën e dytë të sezonit të kaluar ku u aktivizua në pak ndeshje me Renën.
Liga e Parë në Francë është përvoja e parë jashtë Zvicrës për 26-vjeçarin.