Dinamo e Zagrebit zbarkon në Tiranë, flasin Endri Çekiçi & Adrian Kozniku

Share Button

Endri-Cekici-Adrian-Kozniku

AlbanianSport.com 18.08.2015 16:55

ASNN – Dinamo e Zagrebit mbërriti në Shqipëri për ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Kampioneve ndaj Skënderbeut, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në Stadiumin “Elbasan Arena”. Në këtë ekip me emër në Ballkan dhe Evropë luan edhe shqiptari Endri Çekiçi, i cili vlerëson skuadrën korçare, por shpreson që Dinamo të kalojë turin.

“Skënderbeu ka krijuar një ekip mjaft të mirë dhe nuk është rastësi është shpallur 5 vjet rresht “kampion” i Shqipërisë, më bëhet qejfi që kanë mbërritur në këtë fazë, por shpresojmë që të kualifikohemi”, – ka thënë shkurtimisht për mediat futbollisti shqiptar i Dinamos së Zagrebit, Endri Çekiçi, i cili është, për ironi të fatit, djali i Ylli Çekiçit, një ish-lojtari të Skënderbeut ndër vite.

Një tjetër shqiptar që ka luajtur për Dinamon e Zagrebit dhe përfaqësuesen e Kroacisë, gjakovari Ardian Kozniku, thotë se kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit pas një jave. “Nuk përfundon nesër, por në Zagreb, – thotë Kozniku. – Do të luhen dy ndeshje, pasi, në të parën, trajnerët shikojnë kundërshtarët dhe e dyta mendoj që do të jetë më e fortë.”

Ndërsa presidenti i ekipit kroat, Zdravko Mamic mendon se e vetmja pikë e fortë e Dinamo është përvoja. “E respektojmë Skënderbeun si një kundërshtar shumë serioz, – ka thënë kreu i klubit nga kryeqyteti i Kroacisë. – Nuk ka mbërritur pa meritë deri këtu, pasi ka fituar disa tituj radhazi në Shqipëri dhe ka lojtarë shumë të mirë. Vështirë të them favoritin, por ne mund të na ndihmojë përvoja e madhe që kemi’.

Dinamo e Zagrebit nuk do të ketë në këtë sfidë sulmuesin Adrian Ademi, i cili është i dëmtuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh