Shkolla e Mesme e Futbollit, Tahiri: 150 aplikantë për 35 vende

Share Button

ABK-Ermal-Tahiri

AlbanianSport.com 18.08.2015 13:10

ASNN – Një rritje të numrit të aplikantëve që reflekton rritjen e cilësisë së mësimdhënies e ka cilësuar Ermal Tahiri, drejtori i Shkollës së Mesme të Futbollit “Loro Boriçi”, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për vitin e ri shkollor, ku për 35 vende konkurruan 150 nxënës. Edhe trajneri i Kombëtares së Nën-17-vjeçarëve, Xhemal Mustedanagiç, e ka vlerësuar sasinë e prurjeve të reja dhe nivelin gjithnjë e në rritje të talenteve të reja.

Shkolla e Mesme e Futbollit “Loro Boriçi”, ka kryer të hënën përzgjedhjen e kandidatëve për vitin e ri shkollor, ku për 35 vende konkurruan 150 nxënës. Sipas drejtorit Ermal Tahiri, rritja e masivitetit është shoqëruar edhe me rritjen cilësore. “Mund të them se, përtej modestisë, kemi patur një zhvendosje pozitive në kahun e masivitetit, pasi nga 50 aplikantë para 2 vjetësh, vjet kishin 125, ndërsa sivjet kemi 150, pra është e dukshme rritja e interesit”, – ka thënë ai, duke folur për AlbanianSport.com.

“Ndërkohë, nga 50 vend që kishim në dispozicion para dy vjetësh, sivjet kemi vetëm 35, çka tregon se po synojmë rritjen e cilësisë së nxënësve që do të pranojmë, – ka vijuar ish-futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares. – Për më tepër, të 3 trajnerët tanë kanë marrë pjesë dhe janë pajisur tashmë me licencën UEFA Pro, që është e nivelit më të lartë, çka u garanton prindërve të nxënësve tanë, se fëmijët e tyre janë në duar të sigurta.

Për të dytin viti radhazi, i pranishëm në këtë proces ka qenë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare të Nën-17-vjeçarëve, Xhemal Mustedanagiç, i cili ka vlerësuar sasinë e prurjeve të reja dhe nivelin gjithnjë e në rritje të talenteve të reja, që premtojnë për ekipet kombëtare të të gjitha grupmoshave, çka sipas tij, është reflektuar edhe në nivelin e të rriturve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh