AlbanianSport.com 18.08.2015 10:55
ASNN – Një e sharë që mund t’i kushtojë shtrenjtë, madje plot 1/3-tën e sezonit. Kështu duket se do të ndodhë me futbollistin e Barcelonës, Zherard Piké, i cili mund të pezullohet për plo 12 ndeshje pas fyerjes së rëndë që i bëri gjyqtarit anësor.
Në minutën e 55-të të ndeshjes së kthimit midis të Superkupës së Spanjës, midis Barcelonës dhe Atletikos së Bilbaos, mbrojtësi shtatlartë i katalanëve, ishte i pakënaqur me gjyqtarin anësor, që nuk sinjalizoi për pozicion jashtëloje.
Në nerva e sipër, futbollisti që ka fituar emër edhe për shkak se është i martuar me këngëtaren e njohur, Shakira, ka lëshuar një sharje të rëndë në drejtim të gjyqtarit anësor dhe gjyqtari kryesor, Velasko Karbajo, nuk ka hezituar t’i tregojë kartonin e verdhë dhe rrugën drejt dhomave të zhveshjeve.
Madje gjyqtari spanjoll e ka përshirë me hollësi incidentin në raportin e tij të ndeshjes dhe, sipas Kodit të Disiplinës të Federatës Spanjolle të Futbollit, Piké rrezikon plot 12 ndeshje pezullim.