Gerhard Progni: Dinamo, dy ndeshje delikate, kush gabon, ndëshkohet (II)

Share Button

Skenderbeu-Milsami-2-0-Progni-feste

Adriatik Balla 17.08.2015 12:30

Një muaj më parë në radhët e Skënderbeut diskutohej se cila do të ishte mënyra e largimit të mesfushorit Gerhard Progni nga skuadra korçare. Kjo për shkak të një gjesti revoltues të lojtarit për zëvendësimin e tij në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve ndaj Krusejdërs të Irlandës së Veriut.

Por kur Skënderbeu ka kaluar tashmë tri ture dhe ka siguruar fazën e grupeve të një evenimenti madhor të futbollit evropian, ky futbollist jo vetëm është në radhët e kampionëve, por shihet si shtyllë e ekipit dhe i domosdoshëm për planet e trajnerit Mirel Josa në kampionat e më gjerë.

I kontaktuar nga gazeta “SOT”, Progni analizon gjendjen e tij dhe të skuadrës, ka optimizëm për vazhdimësinë e në të njëjtën kohë qetëson tifozët për raportet e tij me stafin teknik, duke thënë se nuk ka më një çështje “Progni” dhe se skuadra dhe ai vetë ndihen të motivuar për të bërë përpara, pse jo për t’u kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Futbollisti nuk ka ndërmend të largohet dhe kujtoi se do ta respektojë kontratën njëvjeçare me klubin korçar. Sipas tij, Skënderbeu ka avantazhet e veta të pamohueshme në kuadër të “play-off”-it ndaj Dinamos së Zagrebit, duke përmendur si më të rëndësishmet moralin e grupit, harmoninë e tij dhe faktin se nuk ndodhet nën presion.

Madje presionin Progni e sheh në radhët e Dinamos, e cila shihet në letër favorite, por e ka të qartë se përballë Skënderbeut tonë nuk është e lehtë. Në fund Progni jep një mendim për kampionatin që pritet të fillojë, objektivat dhe shanset e realizimit, por edhe dy ndeshjet e skuadrës kombëtare për grupin I të Eliminatoreve të Kampionatit të ardhshëm Evropian.

AlbanianSport.com jua sjell intervistën e Gerhard Prognit për të përditshmen shqiptare, “SOT”, në 3 pjesë dhe dje ishte pjesa e parë, sot është e dyta dhe të martën e treta dhe e fundit.

…Vijon nga dje

 

– Sa janë realisht shanset e Skënderbeut për kualifikim në këtë fazë?

– Mos më kërkoni të flas me përqindje se kjo nuk është e drejtë. Të dyja skuadrat kanë shanset e tyre. Skënderbeu do të futet në fushë për fitore, kjo është e qartë. Dhe ne do të provojmë deri në fund në dy përballjet me Dinamon që të kualifikohemi. Kuptohet, ne si grup duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi janë ndeshje delikate ku gabimi më i vogël kushton. Ata janë skuadër e organizuar dhe do të kenë pretendimet e tyre, por të gjithë e besojnë se Skënderbeu do të tentojë më të mirën, pra fitoren.

– Në mediat shqiptare dhe ato kroate shkruhet që Skënderbeu është më i motivuar. A mendoni se ky element mund të bëjë diferencën?

– Një gjë është e sigurt: Dinamo në këtë ndeshje është nën presion, sepse në letër shihet si skuadra favorite. Kjo e ndihmon Skënderbeun të rrisë përkushtimin dhe ambicien e tij për ta fituar ndeshjen. Presionin do ta shtojmë ne si skuadër duke sulmuar për të realizuar objektivin tonë. Dinamo është nën presion dhe për faktin se ne i kemi tejkaluar objektivat dhe luajmë më të qetë. Ata e dinë këtë mjaft mirë. Këtë ndeshje e kanë vlerësuar dhe ata vetë, përderisa zyrtarët e skuadrës na kanë ndjekur dhe kanë kërkuar shumë informacion për ekipin tonë. Me pak fjalë ata e vlerësojnë Skënderbeun dhe për këtë pritet një ndeshje shumë e fortë.

– Mendohet se do të jetë një stadium i mbushur plot me tifozë. Sa do të ndikojë kjo për ekipin?

– Shumë, ata kanë qenë vazhdimisht lojtari i 12-të për ne. Mendoj se do të ketë një prezencë si kurrë më parë dhe për ne kjo do të jetë shumë e rëndësishme dhe roli i tifozëve është vendimtar.

– Në turin e dytë eliminator ju u përfolët shumë në media për një incident, një revoltë për zëvendësimin. A ka më një çështje “Progni”?

– Ishte diçka që e kemi lënë pas krahëve, nuk ndikohet ekipi dhe gjendja e tij nga këto episode. Unë vetë, por edhe stafi e ka parë si një gjë që ka kaluar. Raportet e mia me trajnerin Josa janë shumë të mira. S’ka asgjë për t’u shqetësuar. Të gjithë tek Skënderbeu e kanë mendjen tek ndeshja dhe janë të përkushtuar për fitore.

– Megjithatë, është folur shumë edhe për kontratën tuaj, t’i themi gjërat hapur…

– Nuk po fshehim asgjë. Unë kam kontratë me klubin e Skënderbeut edhe për një sezon. Të tilla janë kontratat, njëvjeçare. Ndihem mirë këtu dhe po përpiqem të jap kontributin tim.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh