AlbanianSport.com 17.08.2015 08:50
ASNN – Është ndarë nga jeta mjeshtri i gjykimit, Ramiz Pregja, ngushëllon Duka: Ka bërë epokë me nivelin e tij
Ish-gjyqtari i mirënjohur, Ramiz Pregja, një nga mjeshtrit e gjykimit në Shqipëri, është ndarë nga jeta këtë të diel.
Ai ka gjykuar në mesin e viteve ’60 deri në vitet ’80, duke qenë për një periudhë të gjatë kohe ndër më të mirët e brezit te tij.
Pregja ka qenë edhe gjyqtar i FIFA-s për shumë vite, ku ka drejtuar mjaft ndeshje ndërkombëtare.
Një mesazh ngushëllimi familjes Pregja i ka dërguar edhe presidenti i FSHF, Armando Duka.
“Shpreh ngushëllimet për humbjen e një mjeshtri të gjykimit, i cili i ka dhënë mjaft futbollit shqiptar”, – thotë ai në mesazhin drejtuar familjes Pregja.
“Ramiz Pregja do të respektohet gjithmonë nga komuniteti i gjyqtarëve dhe nga ai i futbollit, si një figurë që ka bërë epokë me nivelin e tij”, – ka përfunduar Duka.